Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Berisha  sfidon dhe "kërcënon" online SHBA, fati i tij mund të vendoset me 9 dhjetor

Berisha  sfidon dhe "kërcënon" online SHBA, fati i tij

Që nga 19 maji, dita kur u shpall person "non-grata" nga SHBA, Sali Berisha ka shpallur një betejë kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, duke i treguar forcën Amerikës se ai kontrollon politikën shqiptare, konkretisht partinë më të madhe të opozitës, subjektin politik që identifikohet me lëvizjen e demokracisë shqiptare, Partinë Demokratike.

Prej 7 muajsh, Berisha po kamuflon betejën e tij "politike", duke kërkuar kokën e Lulzim Bashës dhe akuzuar për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, por që në fakt lidhet pikërisht me aktin më të guximshëm të kryetarit aktual të PD, i cili e pezulloi (përjashtoi) nga grupi parlamentar i PD-së.

Sot Berisha zhvilloi një takim online me shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në SHBA, me komunitetin në New Jersey. Pas 27 foltoreve, Berisha u kujtua të fliste për vendimin e SHBA-së që e shpalli non-grata, atë majit të këtij viti. Ai për këtë vendim të DASH, e cilësoi si të hartuar nga George Soros, por që sipas tij, erdhi si një hakmarrje, pasi katër vite më parë i kishte kërkuar nga DASH ta shpallte manjatin e njohur si person "non-grata". Ky ishte përbetimi i Berishës përballë atyre që brohorisnin përtej atlantikut duke e cilësuar si hero, pasi ishte qelibar nuk i rëndonte asnjë akuzë.

Por ky takim duket se e karikoi Berishën, i cili nuk ngurroi të tregonte 'fuqinë' e tij kërcënuese me protesta masive. "Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Vështirësitë, nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Mjerë ata që mendojnë t’i dalin para dhe të ndalojnë këtë përpjekje për liri të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mposht njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre. Të vendosur për çdo vendim deri në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë", tha Berisha në takimin e tij.

Ndërsa sulmet në adresë të ambasadores amerikane Yuri Kim ia la fillimisht shqiptarëve të "amerikanizuar".

"Dy fjalë do i flas për ambasadoren tonë, të Amerikës në Tiranë. Unë nuk mund të pranoj sjelljen jo diplomatike të ambasadores Amerikane në Tiranë, zonjës Yuri Kim, e cila e ka njehsuar dhe identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Unë ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi, bijë emigrantësh të natyralizuar në këtë vend, sillet në këtë vend, sillet në Tiranë, jo si një përfaqësuesja ime, por si një guvernatorë dhe shefe e një agjencie private", - tha gjatë fjalës së tij Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha.

Sali Berisha fatin e tij politik e ka lidhur me zhvillimet në kampin e republikanëve në SHBA, duke shpresuar se në vitin 2024 do të vijë në pushtet sërish Donald Trump, duke u rizgjedhur si president i SHBA-ve.

Java e ardhshme duket si vendimtare për demokratët, por edhe për vetë Sali Berishën. Kjo për faktin se më 9 dhjetor Tiranën pritet ta vizitojë i dërguari i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pikërisht dy ditë përpara Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij, zyrtar i lartë i DASH, pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Takimi me kryedemokratin shihet si një mesazh i fortë i SHBA-ve pro linjës zyrtare të PD-së.

Ndërsa ende nuk është zbuluar nëse Escobar do të flasë apo jo për ato zyrtarë të korruptuar që janë shpallur non-grata, ku cilësohen edhe si destabilizues për Ballkanin. Zhvillimet në PD shihen si të lidhura dhe vizitën e pritshme të Escobar me mesazhet që do të lëshojë në adresë të klasës politike shqiptare./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore