Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ben Blushi padit Sali Berishën

Ben Blushi padit Sali Berishën

Nga burime të sigurta të Gazetes Shqip, mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Top channel, Ben Blushi ka nisur një padi ndaj Sali Berishës për shpifje.

Ky i fundit ka shpifur rregullisht për Ben Blushin dhe familjen e tij, që nga nga koha kur Blushi ishte aktiv në politikë.

Por, çuditërisht shpifjet janë shtuar kohët e fundit edhe pse Ben Blushi është tërhequr prej tre vitesh nga politika dhe jeta parlamentare. Sali Berisha ka përdorur në mënyrë banale dhe vulgare profilin e tij në facebook, për të sajuar dhe shpifur për prona, toka apo konflikte që Ben Blushi nuk i ka.

Shpifjet e rëndomta dhe pa fantazi të Sali Berishës u shtuan sidomos pasi TV Klan doli nga platforma Digitalb, ç'ka ngre dyshime se Facebook i Sali Berishës jepet dhe merret me qira nga tregtarë dhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët e paguajnë apo e blejnë në treg. Ka shumë raste që provojnë sesi Sali Berisha mbron biznesmenë apo sulmon njerëz të lirë për arsye dhe interesa tregtare, ç'ka dëshmon atë që flitet, se ky shpifës i jepet prurësit më të parë.

Sidoqoftë, Sali Berisha mendohet se ka edhe komplekse të tjera ndaj Ben Blushit. Në vitin 2008 në romanin e tij “Të jetosh në ishull”, thuhet se Ben Blushi e ka kthyer në personazh Sali Berishën si një pervers që dogji Voskopojën, duke marrë si krahasim vitin 1997.

Kompleksi i një njeriu që nuk arriti dot kurrë të ndajë fjalën nga pështyma, gërmat nga shpifja dhe numrat nga paraja, mesa duket e shoqëron jo vetëm për të shpifur ndaj politikanit por edhe ndaj shkrimtarit Ben Blushi.

Thonë që qentë kafshojnë shkrimtarët, kur këta të fundit i ngatërrojnë me macet.

Sidoqoftë gjykata këto ditë do të njihet me padinë civile, të cilën Gazeta Shqip do ta botoje të plotë.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore