
Basha foli, por prap nuk e shpjegoi se si u bë milioner në moshën 31-vjeçare
Lulzim Basha e ka hapur sërish në opinionin publik debatin mbi pasurinë e tij të konsiderueshme. Ai deklaroi në intervistën për Syri.net se nuk e konsideron veten të varfër dhe se ai në politikë kur ka hyrë në vitin 2005 ka qenë i pasur dhe ka ndjekur një stil jetese të mirë.
Kjo është e vërtetë në fakt, është një çështje që ka hapur diskutime që atëherë, kur në deklaratat e para të pasurisë së Bashës flitej për servise lugësh luksoze, apo ora shumë të shtrenjta që kushtonin dhe i kalonin 5 shifrat monedhës euro.
Është e vërtetë se kjo pasuri e tij është e pasqyruar edhe në deklaratat e ILDKP-së prej vitesh, por pikërisht çështja është tek pikëpyetjet që ka hapur apo ka sjellë kjo pasuri e kreut të sotëm të opozitës.
ILDKPKI-ja si institucion nuk është marrë asnjëherë me hetimin e pasurisë së politikanëve por vetëm në përputhjen e deklaratës me gjendjen faktike.
Pikëpyetjet në lidhje me kamjen e politikanit Lulzim Basha në origjinën e tij të angazhimit publik kanë qenë se si ai arriti të bëjë këtë pasuri. Si i siguroi ato prona dhe apo miradina ekonomike. Vërtetë mund të ketë letra në shtet, por e mira për një politikan që kërkon të drejtojë vendin është që të ketë një narracion apo dëshmi sesi u arrit kjo pasuri, si u blenë këto prona, gjatë një periudhe punë, ku për sytë e shumë njerëzve nuk rakordojnë të dhënat në mend, por edhe për moshën e re që ka siguruar një gjendje ekonomike të mirë.
Këtu natyrisht që politika kundërshtare do të përdorë argumentet për sulm, natyrisht që spektikët nuk do të të binden asnjëherë, e si pasojë edhe zilia që hyn në “7 mëkatet origjinale” të njeriut do vijojë të përshfaqet, megjithatë politikani duhet të bëjë detyrën.
Të flasë me hollësi sesi një djalë i ri, që kur hyri në politikë ishte vetëm 31 vjeç ishte milioner. Jo me aq shumë hollësi xhanëm, por edhe shkurt të tregojë historinë e jetës.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.






Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >


Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, ...
Historia e plotë >
“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Koronavirusi/ Pohime të rrema dhe ç'orientuese mbi vaksinën

Shembet rruga e re e “Salillarit”/ Çorovodë-Përmet, KLSH zbuloi shkeljen e projektit që në 2019

Vaksina e COVID shkakton Infertilitet? Lajmi që trembi mijëra njerëz, ja pse nuk është i vërtetë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
