Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Avokati i Berishës, njeriu i klientëve “të majmë” që mbrojti Ben Ali dhe Zhak Shirak për korrupsion, paguhet me qindra e mijëra euro

Avokati i Berishës, njeriu i klientëve “të

Sali Berisha iu shmang në më shumë se një rast pyetjes në lidhje me me kostot e betejës ligjore që ka nisur kundër Departamentit të Shteti dhe këmbënguli se kjo betejë e tij ishte për “dinjitet”. E për të mbrojtur dinjitetin, ish kryeministri tha se ka pajtuar një avokat francez.

Por, me çfarë kostoje s’e përmendi në asnjë moment. Pse? E thjeshtë? Avokati i pajtuar nga Berisha nuk është një emër dosido. Ai është mbrojtësi e pastruesi ligjor i klientëve “të majmë”, me një karrierë brilante pas viteve ’90, kur nisi profesionin në fushën e jurisprudencës.

Avokati është Jean-Yves Le Borgne, njeriu i i nderuar nga Franca me Urdhrin e Meritës në vitin 2012 dhe me titullin e Legjionit të Nderit në vitin 2016. Lista e klientëve të famshëm që ka mbrojtur e përfaqësues në procese gjyqësore fillimisht tregtare dhe më pas penale është e gjatë.

Në të është janë presidentë, zyrtarë të lartë të shteteve, biznesmenë e deri te kardinalë të Vatikanit me mori akuzash në fushën e së drejtës tregtare dhe asaj penale. Mes emra janë vetë ish presidenti francez, Zhak Shirak, e po ashtu edhe Kardinali i Lionit, Barbarin.

Le Borgne konsiderohet si një ndër avokatët penalistë më të mirë francezë. Një prej çështjeve të fundit më të bujshme që po mbrohet prej tij është ajo ndaj Karlos Gosn, ideatori i bashkëpunimit mes Renault dhe Nissan, i arrestuar në Japoni me akuzën e fshehjes së të ardhurave. Pas këtyre akuzave, Qeveria franceze kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa Gosn iu kundërvu me një proces gjyqësor ku po mbrohet pikërisht nga avokati i Berishës.

Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Woerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy.

Një prej dosjeve më të njohura publikisht është gjithashtu ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili.

Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë gjithashtu është mbrojtur nga Le Borgne per akuzat per korrupsion.

Lista e klientëve “Vip” të Jean-Yves Le Borgne është e gjatë dhe vijon me ish kryebashkiakë të Parisit, e deri te personazhe të botës së showbizz-it. Për koston e shërbimeve të ofruara? Mbetet gjithmonë sekret, por nisur nga emrat që kërkojnë shërbimet e tij, mund të dyshohet lirisht se është avokat i klientëve “të majmë”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore