Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Agonia e Durrësit për shkak të keqmenaxhimit nga kryetarja e Bashkisë

Agonia e Durrësit për shkak të keqmenaxhimit nga kryetarja e

Bashkia e dytë më e rëndësishme në Shqipëri, qyteti më i madh bregdetar e turistik, po vazhdon një agoni vakuumi të keqqeverisjes, që prej zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

E çliruar sadopak nga presioni i klaneve të nëntokës që merrnin oksigjen nga sundimi i Vangjush Dakos, kjo situatë zgjati fare pak.

E sjellë si outsider në krye të bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, nuk arriti dot t’i mbijetojë një lufte të tmerrshme të klaneve më të egra që frymëzoheshin nga ish-kryebashkiaku i shënuar me rreth të kuq nga Departamenti i Shtetit.

Por përveç tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit bashkia Durrës dhe drejtuesja e saj e re, pësuan një rikthim të frikshëm të grupit që u largua nga vota e qytetarëve.

E sulmuar pas një lapsusi në lidhjet direkte televizive maratonë në kulmin e emergjencës, Valbona Dako jep dorëheqjen dhe zëvendësohet nga një i afërt i Dakos, Zhuljen Varfi. Ai gjithashtu nuk qëndroi gjatë, as katër muaj dhe u zëvendësua me Emiriana Sakon, një zyrtare që ka afërsi me ish-Kryebashkiakun Dako, i cili realisht rikontrollon Durrësin dhe ka gjasa që të ketë dorë të plotë edhe në menaxhimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Durrësi vetëm për një vit kaloi aq kryetarë sa nuk ka pasur për 15 vjet. Pas tërmetit, Durrësi ka qenë bashkia më problematike e menaxhimit të regjistrimit dhe shpërndarjes së bonusit të qirasë për ata që ju shkatërruan banesat.

Pas daljes nga hotelet e zonës turistike që u vendos për emergjencën, sistemimi i qytetarëve ishte një odise e tmerrshme që ende vijon, thjesht për mungesë organizimi dhe arrogancë nga drejtuesit.

Gjithashtu vetëm në disa shira të lehtë vjeshte, qyteti i Durrësit është kthyer në “Venezia”, duke u përmbytur disa herë. Këtë eksperiencë e provoi edhe të hënën ku qyteti u zhyt në ujë.

Sezoni turistik i verës ndërkaq ishte një kaos i vërtetë dhe nuk është marrë asnjë masë që sezoni të gjatët edhe jashtë stinës për të pritur turistët ditorë që vijnë nga Kosova por edhe qytetet e tjera të Shqipërisë.

Korça, Vlora, apo edhe Pogradeci edhe Saranda, ditët me diell të vjeshtës po përjetojnë një bum vizitorësh, ndryshe nga Durrësi që është një shkretëtirë pikërisht pasi nuk ka pasur asnjë masë nga ana e bashkisë qoftë në koordinim me bizneset dhe strukturat e tjera.

Zyrat e bashkisë Durrës duket se shërbejnë vetëm për të vjelë tarifa e për të vendosur gjoba, jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve durrsakë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore