
A mundet Meta që të kondicionojë emërimin e kryeministrit pas zgjedhjeve?
Disa media kanë komentuar një deklaratë të kreut të LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin Open në Top Channel, para pak ditësh.
Sipas këtyre komenteve, Kryemadhi ka hapur mundësinë se nëse PS-ja do të ketë më pak se 71 kandidatë dhe PD e LSI së bashku më shumë, Presidenti Ilir Meta mund t’ia japë mandatin Lulzim Bashës.
Ky aspekt është një formalizëm kushtetues, që natyrisht është shumë i rëndësishëm por nuk se është thelbësor. Pasi gjithçka lidhet me numrat në Kuvend. Nëse një parti do ka numrin magjik në Kuvend pra 71, jo thjesht të vetat, por edhe aleatëve që mund të flasë paraprakisht apo edhe rrugës, nuk ka asnjë formalitet që i heq mundësinë që të formojë qeverinë.
Fjala vjen, nëse PS-ja e Edi Ramës nuk do të ketë numrin 71 që i jep mundësi të formojë një qeveri e vetme, natyrisht që në makro quhet një humbje e Edi Ramës në zgjedhje. Por kjo nuk mund të çojë automatikisht në një qeveri të Bashës me Kryemadhin së bashku, nëse nuk bëjnë dot 71 vota apo nuk mbledhin aleatë, sikur nga partitë e vogla si Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari të dalin deputetë.
Në vitin 2009, kur pati për herë të parë një rezultat të ngushtë në vend, PS kishte 3 deputetë më pak se PD, ndërkohë që koalicioni i Berishës kishte 70 deputetë gjithsej, kështu që gjithsesi do të mandatohej për kryeministër nga Topi.
Plus që i ndjeri, Dritan Prifti deklaroi që të dielën në darkë ditën e votimit që mandati i tij i shkon Sali Berishës. Që ishte një skenar i parapërgatitur i një aleance Berisha-Meta për qeverinë e re.
Më shumë se termat protokollare vlejnë numrat, kush ka deputetët në Parlament. Nëse PD e LSI do t’i kenë 71 natyrisht që hyjnë në qeveri, nëse jo i merr PS-ja.
Meta mund të bëjë gjithë çfarë loje të dojë politikisht, por në fund është Kuvendi që do të certifikojë qeverinë e re. Por puna është a do të thërrasë Meta një Kuvend të ri për tu mbledhur nëse do të fitojë Edi Rama. Pikërisht kjo është pikëpyetja, krahasuar me ç’dekretimin e 2019-s..../Gazeta Shqip
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.




Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut
Historia e plotë >



Kërcënimet e Metës për fatin politik të Bashës
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


