Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

A e kërcënojnë politikën e vjetër listat e hapura dhe hyrja në lojë e Vetëvendosjes?!

A e kërcënojnë politikën e vjetër listat e hapura dhe

Menjëherë pas ndryshimit natyrisht jo të plotë të sistemit zgjedhor në vend, ku janë vendosur në Kushtetutë hapja e listave dhe koalicionet vertikale, kanë nisur të dalin hapur nismat e reja politike.

Deri tani po bëhet fjalë për rreth 4-5 subjekte të reja politike që pritet të avancohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku përveç partisë së Murrizit e Rudina Hajdarit, profilizohet lista civile e Nismës Thurje, por edhe Lëvizja Vetëvendosje, që mund të zbresë në fushë.

E anonçuar nga Baton Haxhiu gati një vit më parë, dega e Tiranës së Lëvizjes së Albin Kurtit, pati një “nxemje” jo pak rezultative me protestat e studentëve.

“Foletë” vertikale të “Organizata Politike” e Arlind Qorit në universitete rezultuan efikase, saqë arritën të galvanizojnë një lëvizje që rrezikoi seriozisht ekuilibrin e qeverisë së Edi Ramës, por që më pas situata u kthye në kaos, edhe si pasojë e përplasjes me organizimet partiake të PD-së e LSI-së në unitersitete të ndryshme.

Prej kohësh, Qori, po synon të ngrejë sindikata në ndërmarrjet e mëdha të administruara prej biznesmenëve të fuqishëm në vend. Pati një provë në Bulqizë dhe në Zharrëz, por këto janë më shumë zhvillime organizatash sesa një lëvizje politike e mirëfilltë.

Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut, në vitin 2013 konsiderohej si një “pol politik” në ardhje, duke u nisur edhe nga numri i konsiderueshëm i pjesëmarrjes në tubime. Pati degë thuajse në të gjithë vendin, por në zgjedhje nuk arriti të futet në Kuvend, apo duke mos u afruar në asnjë qark të vendit në pragun e domosdoshë, Spahiu synon të bëjë reprizën kuqezi edhe në zgjedhjet e ardhshme e këtë e ka shpallur prej kohësh në rrjetet sociale.

Megjithatë qënia si realitet virtual, qoftë edhe social, është krejt ndryshe për të krijuar një realitet politik.

I cili nuk krijohet në një ditë, apo në disa muaj, e kërkon një investim krejt të ndryshëm në terren.

E vetmja mënyrë që këta realitete politike të arrijnë të çajnë në politikën e vjetër, do të ishte nëse elita aktuale pëson një tronditje të tipit “bing-bang”.

E llojit, nëse BKH e SPAK arrijnë me anë të hapjes së dosjeve të politikanëve e zyrtarëve të lartë, të galvanizojnë llavën e një vullkani anti-politikë që ekziston realisht.

Por që kjo llavë të arrijë të aktivizohet, do të duhen shumë prova gjenerale. Në Kosovë, vetëvendosja, përpara se të bëhet parti e parë në zgjedhje, arriti të kryejë operacione të pastra politike, ku fitoi disa bashki, në radhë të parë atë më të madhen në Prishtinë me Shpend Ahmetin.

Në politikë, përpara se të fitosh, duhet të futesh e konkurrosh. Populistët e Le Pen në Francë, kanë mbi 20 vjet që luftojnë që të çajnë establishmentin e nuk ja kanë arritur.

Pesë Yjet e Grillos, arritën të marrin qeverinë, vetëm pas dy zgjedhjeve parlamentare, e pasi kishin marrë bashkitë më të mëdha të vendit zgjedhje pas zgjedhjesh.

Në politikë, nuk ka recetë për një “Mesia”. Donald Trump nuk u bë President nga hiçi, ai kishte shumë e shuëm vite që bënte “nxemje” në terren.

Lëvizjet që presin të “pushtojnë” listat e hapura deri tani janë më shumë parti rrjetesh sociale, por gjithsesi, disa prej tyre si Nisma Thurje apo edhe Vetëvendosje, i kanë kryer disa prova, qoftë me tubime apo protesta.

Por që të çash në një sistem bunker siç është proporcionali rajonal, do të nevojitet që ta kthejnë aktivizmin në aksion, e këtë të fundit në politikë, për të shkuar tek arritja e numrave.

Madje edhe kur arrihen këto të fundit sërish nuk është finalja. A nuk ishte provë Gjergj Bojaxhiu, i cili në 2015-n ishte supriza e zgjedhjeve të Tiranës, duke u renditur i treti kandidat, por dy vjet më pas shifrat që mori në zgjedhjet parlamentare treguan zhgënjim?!

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore