Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

8 dhjetor! A do ta vrasë "Kronos" Berisha, djalin e tij politik "Zeus" Basha?

8 dhjetor! A do ta vrasë "Kronos" Berisha, djalin e tij politik

TIRANË- Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kur mjaftojnë vetëm 25 për qind që të mblidhet automatikisht. Ditë e djeshme Sali Berisha nga qyteti i Kavajës gjatë foltores tha se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos për mbledhjen e Kuvendit, për ndryshimet staturore që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin si formë direkte e qeverisjes suaj, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë aty, do të ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.


Në lidhje me mbledhjen e kuvendit ka shumë pikëpyetje dhe nga vetë demokratët deputeti Ervin Salianji deklaroi se nuk mjaftojnë firmat, por duhet edhe një objekt i njohur nga statuti që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Po çfarë thotë Statuti i PD-së për këtë?

Neni 43 është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”.

Përballja e Berishës me Lulzim Bashën i ka ndarë demokratët në dy kampe, "Berishianët" nga njëra anë dhe "Bashistët" nga ana tjetër.

Kjo luftë politike e cila ka plasur brenda partisë demokratike na rikthen pas në kohë në mitologjinë e lashtë greke, përballja e Zeusit me babain e tij Kronosin. Kjo betejë politike e Bashës dhe Berishës i ngjan përballjes së Kronosit dhe Zeusit.

Po si u përplasën Kronosi dhe Zeusi dhe krahasimi me luftën politike Basha-Berisha

Kroni (Berisha) figur mitologjike, i biri i Uranit dhe i Gjeas. Ai qeveriste gjithësinë ishte at i shumë fëmijëve të cilit lindnin dhe ai i "përbinte" vetëm Zeusi (Basha) shpëtoi nga Kronosi. Zeusin shkoi në Kretë ku e pranuan nimfat Adrastea dhe Idaia. E kanë ushqyer me qumësht të dhisë hyjnore për tu bërë kryetar.

Zeusi u rrit dhe bëri atë nga e cila Kronosi frikësohej më së shumti e përjashtoi nga grupi parlamentar i partisë demokratike. Zeusi (Basha) u çua filloi kundër Kronosit (Berishës) luftën e rëndë. Pas luftës së rëndë dhjetëvjeçare Kroni (Berisha) ra nga partia demokratike dhe Zeusi hodhi në "Tartar" jashtë PD-s.

Kështu përfundoi sundimi i Kronit mbi botën (PD) për t'u zëvendësuar me sundimin e Zeusit, i cili ka zgjatur deri në fund të miteve greke.

Sipas legjendës romake Kroni, para rënies në "Tartar" shpëtoi, duke ikur nëpër Shqipëri duke mbajtu "foltore. Sundimin e "Kronosit" njerëzit e kanë idealizuar edhe e kanë quajtur "shekullin e artë veç pas vetes, e jo para vetes".

Por në Shqipëri rregullat e mitologjisë janë thyer Kronosi (Berisha) i plagosur nga djali i tij politik Zeusi (Basha) kërkon të rikthehet sërish në krye të gjithësisë (PD).

Ndërsa Zeusi (Basha) thotë që nuk mbledh kuvend për interesa personale të Kronosit (Berishës). Nuk dihet sa do zgjas kjo luftë politike por shpresojmë të mos shkojë sa beteja 10 vjeçare ndërmjet Kronosit dhe Zeusit/Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore