Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19?

Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19?

Ndërsa pandemia Covid-19 vazhdon vit pas viti, ajo ka sjellë ndryshime të mëdha në sjelljen tonë të përditshme. 

Këto ndryshime prekin edhe sjelljen tonë jo–verbale.  Por si ka ndryshuar gjuha jonë e përditshme e trupit për shkak të pandemisë? Dhe a do të jenë të përhershme disa nga këto ndryshime?

Maskat

Edhe pse mbajtja e masave në ambiente të mbyllura është në rënie, pasi njerëzit po vuajnë nga dukuria e “lodhjes nga pandemia”, ka të ngjarë të ketë ende disa njerëz që e ruajnë këtë praktikë dhe disa vende të tejpopulluara me njerëz (p.sh avionë, trena) ku maskat mbahen nga një numër i madh njerëzish të kujdesshëm.

Mbajtja e një maske, e bëshumë më të vështirë leximin e shprehive të rëndësishme të fytyrës, të cilat na japin informacion se çfarë ndjen tjetri dhe si reagon ai. Mendoni pak për buzëqeshjen miqësore. Është pothuajse e pamundur ta lexosh atë pas një maske kirurgjikale.

"Flluska" e hapësirës personale

Të gjithë ne kemi një lloj “flluske” të hapësirës personale mes nesh dhe të tjerëve. Flluska jonë është më e vogël, kur jemi përreth atyre me të cilët jemi afër, dhe më e madhe për të huajt. Me kalimin e kohës, secili prej nesh zhvillon një hapësirë personale ??“komode”.

Nxitja e njerëzve gjatë pandemisë për të qëndruar rreth 2 metra larg nga të tjerët, duket se ka çuar në një rritje të ndjeshme të distancimit tonë fizik. Pyetja pa përgjigje, është nëse ky distancim do të jetë apo jo një ndryshim i përhershëm, duke bërë që shumica prej nesh të ketë flluska” më të mëdha të hapësirës personale.

"Puthja ajrore"

Në shumë pjesë të SHBA-së, por më shpesh në Evropë, ekziston zakoni i puthjes përshëndetëse në faqe të një shoku apo të afërmi. Në Evropë, kjo praktikë mund të përfshijë 2-3 puthje. Që nga koha e pandemisë, ka pasur një reduktim të këtij gjesti (i zëvendësuar nga një shumëllojshmëri përshëndetjesh më të largëta) dhe më shumë puthje ajrore – duke shmangur kontaktin buzëve më faqet, dhe shpesh me paksa hapësirë midis dy fytyrave.

"Gjysmë përqafimet"

Kur 45 vite më parë fillova të bëja për herë të parë kërkime mbi përshëndetjet, burrat përqafoheshin rrallë gjatë përshëndetjes midis tyrePor gjatë dekadave, përqafimi u bë një përshëndetje shumë më e zakonshme, madje çoi në përqafime masive vëllazërore. Sigurisht, gratë dhe çiftet e përziera janë përqafuar gjithmonë gjatë përshëndetjesUnë kam vënë re gjatë pandemisë, se përqafimet midis burrave janë prirur të shndërrohen në një gjysmë-përqafim, duke e vendosur njërën dorë pjesërisht rreth shpatullës së tjetrit.

Për më tepër, për shkak të pandemisë, ka rënë shpeshtësia përqafimeve gjatëpërshëndetjeve. Edhe kohëzgjatja e çdo kontakti, përqafim i plotë ose gjysmëpërqafimi, priret të jetë më e vogël.

Takimet me grusht

Në mjediset e biznesit, shtrëngimi i duarve ka qenë përshëndetja e pranuar dhe zyrtare. Që nga pandemia, në shumë mjedise biznesi takimi përmes grushtitqë ofron më pak kontakt lëkurë me lëkurë, ka zëvendësuar shtrëngimin e duarve. (Presidenti amerikan takoi kështu së fundmi një kryetar tjetër shteti).

Sa i përket formalitetit, shtrëngimi i duarve është më formal, dhe takimet me grusht janë përdorur si një përshëndetje më pak e rastësishme mes miqve dhe të njohurve në mjediset sociale. Ndoshta shtrëngimet e duarve mund të fillojnë të zbehen nga repertori ynë tipik i sjelljes gjatë përshëndetjes, të zëvendësuara nga takimet më pak formale me grushte ose përshëndetje të tjera. Këtë do ta tregojë vetëm koha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore