Për të gjithë të apasionuarit e komedisë së famshme “Friends”, ka nje lajm te mire. Bëhet fjalë për nje episod te tij që transmetohet me qëllim bamirësie.


E veçanta? 6 të ftuarit, që do të interpretojnë protagonistët janë 6 aktorë me ngjyrë. Sterling K. Brown, Uzo Aduba, Ryan Bathe, Aisha Hinds, Kendrick Sampson e Jeremy Pope. 


Aktorët sollën një episod të sezonit të tretë “The One Where No One’s Ready “, ku Brown interpretoi personazhin e Rossi-it, Bath ( bashkëshortja e Sterling K. Brown në jetën reale) Rachelin, Aduba në rolin e Pheobe-t, Hinds, Monikën, Sampson Joey-in dhe në rolin e Chandlerit, Jeremy Pop. 


Spektakli, i pagëzuar si “Friends” në variantin afrikan, dhe që u drejtua nga aktorja Gabrielle Union, ben pjese e ciklit  Where It Happens,  kishte për qëllim sensibilizimin e fansave për të votuar.