
Po RREZIKONI shëndetin! Gabimi që të gjithë po bëni me ushqimet e konservuara
Kur hapim një konservë ne sërish e fusim në frigorifer. Por, ruajtja e kësaj konserve për një ditë tjetër është gabim. Edhe pse e mbyllur mund të zgjasë me muaj në gjendje të mirë, pasi hapet, konserva duhet të konsumohet po atë ditë. Kjo sepse nëse e mbajmë të hapur, ajo mund të jetë një burim bakteresh që mund të vërë në rrezik shëndetin tonë. Alumini dhe çeliku i laminuar i ndihmojnë këto konserva të qëndrojnë në kushte optimale për një kohë të gjatë, si dhe vakuumi që prodhohet në ushqim në momentin e ambalazhimit, me kapacitet sterilizues.
Përpara se të futet ushqimi në enën e tij, ai kalon përmes përpunimit termik që shkatërron mikroorganizmat e pranishëm. Hapja e konservave bën që vakuumi i krijuar në momentin e konservimit të zhduket. Në këtë mënyrë, vetë aciditeti i produkteve, së bashku me oksigjenin ndaj të cilit janë të ekspozuar, mund të shkaktojë një reaksion kimik, duke i dhënë ushqimit një shije të pakëndshme metalike.
Por, ky nuk është problemi i vetëm. Duke qenë të hapura, ka mundësi që lëngu që i mbulon të avullojë dhe kur thahen, thithin aromat e ushqimeve të tjera të ruajtura në frigoriferin tonë dhe e bëjnë konsumimin e tyre të pakëndshëm. Problemi më i madh është se ushqimi i konservës kontaminohet me kërpudha ose baktere. Një nga rreziqet më të mëdha është botulizmi, një sëmundje e shkaktuar nga një toksinë e sintetizuar nga bakteri Clostridium botilinum.
Efektet zakonisht shfaqen midis 12 dhe 36 orëve pasi toksina hyn në qarkullimin e gjakut. Simptomat kryesore janë të vjella, të përziera, ngërçe, vështirësi në të folur ose gëlltitje dhe tharje e gojës. Rikujtojmë, se gjatë kohës së pandemisë njerëzit u dyndën në dyqane për t’ja thjeshtuar punën vetes dhe në vend që të gatuanin gjetën metodën më të thjeshtë duke blerë konserva. Ushqimet e konservuara gjatë 3 viteve të fundit kanë parë një rritje domethënëse.

Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh
Historia e plotë >
Habisin shkencëtarët: Tatuazhet mund të funksionojnë si vaksinat
Historia e plotë >
Ja pse nuk duhet të krahasoni vëllezërit e motrat me njëri-tjetrin
Historia e plotë >
Parandalojini sëmundjet vetëm me këto 7 hapa të thjeshtë çdo mëngjes
Historia e plotë >
E dinit? Ky është zakon i thjeshtë që mund të ndryshojë jetën tuaj
Historia e plotë >
Si ta kuptoni se i mungoni dikujt në bazë të shenjës së horoskopit!
Historia e plotë >
Ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse pini lëng karrote çdo ditë
Historia e plotë >
Po ju e keni ditur? Ja pse zemra nuk preket nga kanceri
Historia e plotë >
Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




