
Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?
Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës sesa në regjimin e Albin Kurtit.
- Kosova ka qenë më pranë, në epokën e Mbretit Zog, i cili nuk u quajt Mbret i Shqipërisë por “Mbret i Shqiptarëve”.
- Kosova ka qenë më pranë Shqipërisë gjatë qeverisjes së Mustafa Krujës 1941-1943, ku zyrtarisht Kosova ju bashkua Shqipërisë duke u pranuar edhe nga Musolini dhe Hitleri.
- Kosova ka qenë më pranë Enver Hoxhës, i cili ndonëse nuk bëri asnjë sakrificë për bashkim, por çuditërisht ishte idhull për çdo kosovar ku në çdo dasëm këndohej “Enver Hoxha tungjatjeta” apo në Stadiume tifozët bërtisnin E-Ho, E-Ho, E-Ho.
- Kosova ka qenë më pranë në kohën e luftës kur liderët e UÇK dhe FARK u strehuan dhe u furnizuan me armë nga kryeministrat Fatos Nano dhe Pandeli Majko.
- Kosova ka qenë më pranë gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt apo Abdulla Hotit, ku dy qeveritë shqiptare takoheshin sistematikisht në Tiranë, Prishtinë, Prizren...
Kosova ka qenë gjithmonë më pranë Shqipërisë, krahasuar me shtetin aktual, i cili ka vendosur të njëjtën distancë si me Serbinë.
Paaftësia e Kryeministrit Albin Kurti për dialog shfaqet në çdo tryezë.
- konflikt me amerikanët
- opozitë me Shqipërinë
- bojkot tryezës ballkanike
- mungesë dialogu me Serbinë
Qeveria Kurti do hyjë në historinë e zezë të Shqipërisë për dy aspekte:
1- E para herë, që një qeveri shqiptare që zyrtarisht voton kundër një marrëveshje amerikane të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
2- E para herë, që një qeveri e Prishtinës kërkon rrëzimin e qeverisë së Tiranës.
Kurrë në histori Kosova nuk ka tentuar të rrëzojë pushtetin në Shqipëri. Humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 Prill me 0.001% të votave në Shqipëri duhet ta reflektonte Vetëvendosjen, e cila fatkeqësisht s’po mundet të tërhiqet nga ego dhe ambicja kundër Tiranës zyrtare.
- A ju kujtohet platforma dhe premtimet e Albin Kurtit për referendum për bashkim kombëtar?
- A ju kujtohet premtimi i Vetëvendosjes për heqjen e flamurit verdh dhe blu dhe vendosje të flamurit kuqezi?
- A ju kujtohet premtimi për taksën 100% dhe mallrat e Serbisë?
- A ju kujtohet thirrja e Albinit kundër Shtëpisë se Bardhë, duke quajtur shtëpia e gjelbërt?
Jam i sigurt që përgjigjja e tij dhe e disa tifozëve psikopat mund të jetë:
“Vetvendosja e do bashkimi me Shqipërinë por jo me Edi Ramën.”
Pra Albini me pak fjalë do pushtetin dhe jo shtetin. Për këto arsye Vetëvendosja vazhdon luftën politike që të marrë pushtetin në Shqipëri dhe ende s’kërkon falje për gabimin e saj.
Harron se çfarë mund të ndodhë, nëse Edi Rama dhe Partia Socialiste bëjnë të njëjtën gjë dhe garojne ne Kosovë për ta rrezuar Albinin nga pushteti.
Kjo pra është logjika e sëmure politike e Albin Kurtit ku: Kosova kërkon rrezimin e pushtetit në Shqipëri dhe më pas Shqiperia të çohet të rrëzojë regjimin e Albinit në Kosovë.
Ky ishte bashkimi që na premtoi Albin Kurti, ego e sëmurë e të cilit e ka larguar Kosovën, një shekull larg nga Shqipëria.
Ahhh ndoshta ka pritur të vijë në pushtet Berisha dhe prandaj është politikani i fundit që e ka takuar, kur gjithë bota e kish bojkotuar, por paska harruar Albin Kurti se kur Berisha ishte mbi kalë si kryeministër, e kishte shpallur "Non-Grata" Albin Kurtin në Shqipëri si marksistin e Ballkanit.
Albini përpara se të dojë malet dhe fushat e Shqipërisë, duhet të dojë popullin e saj dhe t’ia respektojë vullnetin që kanë votuar Edi Ramën 60% dhe Vetëvendosjen 0.001%.
Në këto raste ke dy zgjedhje:
- tërheqjen
- bashkëpunimin
Rruga e tretë: Pengesat dhe lufta, është mungesë karakteri dhe urrejtje kombëtare.
Albini e don Shqipërinë dhe Kosovën të bashkuar por me një kusht: Që ajo të shpallet komunë, nën flamurin e Vetëvendosjes, në të kundërt është gati ta mos njohë juridikisht as si shtet SHQIPËRINË, njësoj si Serbinë.
O Zot i Madh mbaji mendjen se nuk është çudi që një ditë të lodhi aq shumë amerikanët, sa ata të ngrihen me gjithë bazat ushtarake dhe të largohen nga Kosova, njësoj si Afganistani dhe pastaj do ta shohim “patriotizmin” e atyre që thonë se:
“Pavarësinë nuk na e solli Amerika”.
Mos mendoni se Albini është mërzitur me Shqipërinë, për shkak të turistëve serb që pushuan në plazhet e Sarandës, sepse ai nuk është aq injorant sa mos ketë parë që:
- Amerika është plot me turistë Japonez.
- Izraeli plot turistë gjerman.
- Berlini plot me turist rusë ........
Thjesht ky patriotizmi turistik është i njëjtë si tifozllëku artistik. Pas këtij debati Kosova e Albinit, u largua edhe disa vite nga Shqipëria. Gjithsesi një gjë është e sigurtë: “Albini shkon e vjen nga pushteti, por Kosova s’do e mohojë kurrë nënën Shqipëri.”






KQZ ‘nxjerr zbuluar’ Lulzim Bashën dhe Alibeajn/ Dorëheqja një ‘lojë’?!
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet

TMERR në Pogradec/ 36-vjeçari ngacmon seksualisht të miturin, e preku në...
Historia e plotë >


