Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ju riktheva alkoolit dhe substancave”/ Amos rrëfen momentin më të vështirë në jetë: Kam kaluar një 6-vjeçar shumë tronditës

“Ju riktheva alkoolit dhe substancave”/ Amos rrëfen momentin

Amos Zaharia ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij gjatë sfidës së dhënë nga Vëllai i Madh, “Loja e memories”. Pasi tregoi se si ka emigruar në disa vende së bashku me nënën dhe motrën, e më pas rikthimin në Shqipëri, banorët e kanë pyetur për detaje të tjera.

Bjordi e pyeti për dashurinë e parë dhe Amos u shpreh: “Ka qenë për një vajzë që erdhi komshie mu përballë shtëpisë sime. Ajo ishte pak më e madhe se unë në moshë. Mund të ketë qenë eksperienca ime e parë”.

Ndërsa duke folur për vuajtjen e parë të dashurisë, Amos u shpreh:

“23-24 vjeç kam vuajtur shumë, sepse kam qenë vërtetë marrëzisht i dashuruar por në kuptimin më të keq të fjalës. Dashuroja duke qenë i paplotë dhe ajo ishte gjëja që më plotësonte. E kur u shkëput nga jeta ime, unë kam kaluar një 6-vjeçar shumë tronditës për mua sepse nuk arrita dot ta përballoja mirë, ju ktheva alkoolit, ju ktheva substancave e gjërave të tilla. Megjithatë arrita ta kaloja dhe më mësoi shumë se si realisht njeriu duhet të dashurojë”, tha ai.

Amos tha se nuk është dashuruar më në atë mënyrë dhe nuk do donte kurrë të ndodhte më ashtu. Sipas tij, gjatë zhvillimit ka kuptuar se duhet të plotësojë  veten e tij dhe të jetën mirë me veten e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore