Kryeministri Edi Rama është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi mes tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura, njësoj si me krerët e tjerë që takoi në Kosovë.

Ndërkohë që kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.