Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme në Obiliq janë përballuar me një të papritur. Gjatë takimeve për fushatën elektorale, një picier i ka ndalur rrugën dhe i ka ofruar një një picë që ta provojnë.

Kjo në shenjë mikpritjeje, që shqiptarët e kanë si një traditë “bukë e kripë e zemër”, por që u kthye në shijimin e një pice.

“Me zemër. Mirë se erdhe në Kastriot!”, ishin fjalët me të cilat qytetari i ofroi picë Kurtit e Osmanit.

Kurti mori një copë nga pica, duke e shijuar atë gjatë ecjes nëpër sheshin e Obiliqit, ndonëse picën e refuzoi Osmani, një copë nga pica e mori këshilltari i saj, Faton Peci.