Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Rriten frikshëm rastet me Covid-19, qeveria rikthen shtetrrethimin në disa qytete në Kosovë

Rriten frikshëm rastet me Covid-19, qeveria rikthen shtetrrethimin në

Qeveria kthen kufizimet e lëvizjes në disa qytete, masa të reja në luftën ndaj COVID-19. Qeveria Hoti ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa qytete të Kosovës, ku numri i të prekurve me COVID-19 është me i madh.

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka treguar edhe masat e tjera që do të miratohen sonte në mbledhjen e Qeverisë: Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit. Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, e në veçanti në infermieri e mikrobiologji.

Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet brenda ditës, deri 500 teste brenda ditës. Të krijohen kapacitete në regjione. Do të blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Por, do të bëjmë një formë të prioritetit se kush do të testohet

Është që të bëjmë buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë shtatë aparatura për testime virulogjike.

Tutje ai ka shtuar se, “do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaway’”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore