Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve, të dhënat rrjedhin nga Komisioni Hetimor

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

FiBank ka shkelur një sërë ligjesh, vendimesh të Bankës së Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese duke dorëzuar në Komisionin Hetimor parlamentar të ngritur për incineratorët të dhënat personale të qytetarëve.

Kjo bankë u ka kthyer përgjigje deputetëve të opozitës përmes një shkrese me disa faqe, ku dërgon të dhëna personale për Klodian Zoton. Të dhënat që kanë rrjedhur nga Komisioni Hetimor tregojnë numrin e llogarisë, ditëlindjen dhe gjendjen e llogarisë, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohen si sekret bankar.

Nga formulari që disponon Gazeta Shqip skandali merr përmasa edhe më të mëdha, sepse pjesë e të dhënave që u janë dorëzuar deputetëve dhe që më pas kanë rrjedhur në publik janë edhe lëvizjet ndër vite të llogarisë, derdhjet, transfertat e tërheqjet e bëra nga klienti.

Te kategoria e transfertave përfshihet edhe numri i llogarive pritëse, që thellon edhe më tej këtë superskandal, pasi shkel privatësinë, jo vetëm të Klodian Zotos, por edhe të qytetarëve të tjerë me të cilët ky shtetas ka ndërvepruar përmes FiBank.

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,
Të dhënat konfidenciale të klienti të FiBank
SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,
Dokumentat që rrjedhin nga Komisioni Hetimor

Thellohet skandali, FiBank ngatërroi Klodian Zoton e incineratorëve!

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, skandali thellohet, për shkak se FiBank u ka dorëzuar deputetëve të dhënat e një shtetasi me emrin Klodian Zoto që nuk ka lidhje me incineratorët.

Sipas përgjigjes që banka i ka kthyer deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Klodian Zoto është i datëlindjes 13 shkurt 1990, pra 31 vjeç dhe mban pranë kësaj banke numrin e llogarisë “AL62 2152 1078 ALL1 0000 0665 9200”, ndërkohë që Klodian Zoto i incineratorëve është shumë vite më i madh në moshë.

Nga të dhënat e dorëzuar nga FiBank rezulton se llogaria është çelur në datë 16 qershor të 2013-s, është ende aktive dhe ka një balancë prej rreth 213 mijë lekësh. Bashkë me këto të dhëna, deputetëve u është dorëzuar edhe i gjithë historiku i transfertave.

Moria e shkeljeve ligjore dhe e të drejtave që lidhen me privatësinë në këtë rast është konsumuar në bashkëpunim, mes bankës dhe deputetëve të Kuvendit. Këta të fundit vërtet mund të gëzojnë disa privilegje dhe benefite nga statusi i deputetit, por mes këtyre privilegjeve dhe benefiteve nuk bën pjesë futja e hundëve te llogaritë e qytetarëve. Këtë të drejtë e kanë vetëm organet hetimore të sistemit të drejtësisë.

Për këtë arsye, superskandali i FiBank, që u është përgjigjur tekave të deputetëve, mund të shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, sepse sipas kësaj logjike të ndjekur nga banka, cilido person i veshur me kostumin e deputetit mund t’i dërgojë një shkresë për të ditur gjendjen e llogarisë së një qytetari dhe me këto të dhëna, si shembull, ta shantazhojë më pas në fushata elektorale për t’i marrë votën.

Pra, vendimi i FiBank ka pasojat e një efekti domino, që potencialisht nga shkelja e privatësisë dhe sekretit bankar të shndërrohet në një shkelje edhe më të rëndë, që nga shantazhi, kanosja e deri te shkelja e së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, që me Kodin e ri Zgjedhor përbëjnë gjithashtu vepër penale.

FiBank shkeli ligjin për privatësinë

Bankat e nivelit të dytë refuzuan masivisht kërkesën e marrë nga deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit Hetimor parlamentar të ngritur për incineratorët. Nga rregulli doli FiBank.

Me këtë vendim, ajo ka shkelur një mori ligjesh, vendimesh, Kushtetutën e deri Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Shkeljet fillojnë që nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë, që këto të dhëna i klasifikon si sekret bankar, një vendim i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë në fuqi që prej vitit 2002 për sekretin bankar dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të 2003-it.

Por se çfarë ligjesh ka shkelur FiBank, do të flasim në  një shkrim të dytë.

Më poshtë të transaksionet që ka publikuar FiBank, për klientin e saj:

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

 

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

SKANDALI me FiBank/ Publikon llogaritë personale të klientëve,

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore