Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Qeveria “fal” 5.5 hektarë truall shtetëror në Hamallaj

Qeveria “fal” 5.5 hektarë truall shtetëror në

Qeveria ka shitur mijëra metra katrorë truall shtetëror në zonën e Hamallajt me çmim të paktën pesë herë më të vogël se vlera e tregut.

Prona shtetërore që është privatizuar përmes një kontrate të miratuar në mbledhjen e 19 majit të qeverisë ndodhet në zonën kadastrale 1925 dhe mban si numër pasurie 20/6.

Në total janë 55 mijë metër/katrorë truall shtetëror që u shitet dy kompanive private për rreth 550 mijë euro, ose rreth 10 euro për metër katrorë.

“Çmimi i shitjes së pasurisë shtetërore, që kalon në pronë private është 59,565,000 lekë. Kjo vlerë është paguar plotësisht nga pala blerëse për llogari të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike Tiranë, në llogarinë të “ardhura nga shitja-tokë, troje, terrene” me nr. 1161110, sipas kushteve të vendosura në autorizimin për kryerje pagese”, thuhet në kontratën e nënshkruar.

Qeveria “fal” 5.5 hektarë truall shtetëror në
Prona
Vendndodhja e pronës shtetërore të shitur për 10 euro metri/katror nga ana e Qeverisë

Kontrata është nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shoqëritë “Sviluppo Mare 1”, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në maj të 2016-ës dhe me numër NIPT L61706003C dhe “S&D Invest”, regjisruar në QKB në shtator të 2008-ës me numër NIPT K82112004C.

Sipas kontratës, dy kompanitë përfituese të këtij trualli kanë afat 30-ditor për të regjistruar në zyrën vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës këtë pronë në emër të tyre.

Ndërkohë, nga një kërkim i thjeshtë në internet, vlera e trojeve në këtë zonë kadastrale, sidomos në pjesën pranë bregdetit shkojnë të paktën 5 herë më shumë, ose rreth 55 euro për metër/katrorë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore