Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Kunati i Lulzim Bashës pas plehrave të Tiranës, ja si menaxhohej Sharra në kohën e PD-së

Kunati i Lulzim Bashës pas plehrave të Tiranës, ja si menaxhohej

Prej disa ditësh, Partia Demokratike betejën politike e ka zhvendosur nga shënjestra për të rrëzuar Ramën në sulmet për plehrat e Sharrës.

Basha mund të marrë përsipër çdo kauzë kundër bizneseve të ndryshme, por vetëm me plehrat e Sharrës jo, pasi e shkuara e tij nuk fshihet lehtë. Të gjithë e kujtojnë sesi ka qënë landfilli i Sharrës në kohën kur qeverisej nga Partia Demokratike, një vatër e nxehtë mjedisore, e cila menaxhohej nga kompani klienteliste.

Në kohën kur Basha ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë.

Akuzat do të bëheshin publike në atë kohë nga ana e deputetit të opozitës, socialistit Erjon Braçe. Ai me anë të një statusi në rrjetet sociale theksonte se pas kësaj kompanie qëndronte Lulzim Basha, kryetar i baskisë së Tiranës.

“Media njoftoi se kompania Grin e vendosur në rrugën Lekë Zaharia në Sharrë- Matanë Kombinatit është ajo që po përpunon plehrat  që grumbullohen në Tiranë. Zotëruesi i kompanisë është shtetasi Oliver Shtylla, ky i fundit është menaxher produkti i kompanisë Megatek”, shkruante Braçe në shtatorin e 2012-ës.

Por ai e hedh dyshime se pas personi është një punonjës i rëndomtë, që nuk ka mundësi të organizojë një aktivitet kaq të gjerë, duke nxjerrë emrin e Dionis Teqjas në kompaninë “Albanian Company of General Services”.

Kunati i Lulzim Bashës pas plehrave të Tiranës, ja si menaxhohej
Erion Isufi dhe Dionis Teqja

Këtu del edhe lidhja e mes kunatin e Bashës, pasi Teqja në këtë kompani kishte anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, Erjon Isufin. Teqja gjithashtu është edhe pronari i Megatek, ku Isufi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Për të ushtruar sa më mirë këtë investim, asaj kohe bashkia e Tiranës u angazhua për të mos lejuar banorët e komunitetit rom që të mblidhnin mbetjet ricikluese.

Biznesi i mbledhjes së metaleve dhe riciklimit në kryeqytet përllogaritet në vlerën e 1.3 milionë eurove çdo muaj. E pikërisht kjo kërkohej të kontrollohej nga firma që synonte të ndërtonte një pikë grumbullimi në Vaqarr.

Këtu duket se qëndron dhe meraku i Bashës për këtë çështje, që urdhëron deputetët e tij që të flasin përditë për plehrat....që këtë biznes në të ardhmen ta marrë sërish kunati i tij.

Kunati i Lulzim Bashës pas plehrave të Tiranës, ja si menaxhohej
Statusi i Erion Braçes në vitin 2012

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore