Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në televizon

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në

Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumente të një tenderi që po zhvillon Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e drejtuar nga Artan Lame. Tenderi është i vogël, nën 8 milionë lekë të vjetra, ku Lame kërkon firmë private që të “Monitorojë dhe ndërtojë arkivën elektronike të medias”.

Në dokumente thuhet se kjo firmë duhet të monitorojë dhe përditësojë arkivimin elektronik e të gjitha informacioneve mediatike që kanë lidhje me ASHK-në, procesin e legalizimit dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

“Vënien në dispozicion të të gjithë informacionit online, të aksesueshëm në cdo kohë nëpërmjet internetit si edhe kërkimin në arkiv me anë të fjalkyceve, duke mundësuar kërkimin në bazën e të dhënave të arkivit dixhital sipas medias, datës, rubrikës dhe autorit” është një kërkesë e Kadastrës.

Më tej, Artan Lame kërkon raportim mujor mbi performancën mujore të institucionit në media. Madje, edhe analizë sasiore mujore mbi performancën e institucionit dhe të titullarit në median e shkruar, elektronike, WEB dhe Media Sociale. Analiza duhet të përmbajë shpërndarjen kronologjike e përmendjes, citimeve dhe artikujve. Gjithashtu edhe frekuencën e përmendjeve sipas autorëve, mediave, datave, të përmendjes citimeve dhe artikujve që përmbajnë fjalëkycet.

“Kërkojmë raportimin ditor, nga e hëna në të premte, me anën e postës elektronike të të gjithë lajmeve dhe artikujve të botuar brenda orës 10:00 dhe gjenerimin e raportimit të pasqyrës së medias direkt nga faqja ëeb. Analizën e performancës mediatike të ASHK-së, raportimin mujor (cdo muaj). Ndërtimin e Arkivës mediatike dhe dorëzimi i saj në mënyrë elektronike dhe me CD. Kërkim ose (back search) në një arkiv komplet të lajmeve të publikuara. Kjo arkivë duhet të përmbajë të gjitha artikujt te botuar dhe të lejojë kërkimin e materialeve në një Data Bazë online bazuar në fjalë kyçe. Lajme të jenë të kategorizuara në rubrika” thuhet në këto dokumente.

Këtu ngrihen shumë pikëpyetje; përse i duhen Lames të gjitha këto të dhëna...madje, edhe autorët e shkrimeve për ASHK-në!

Një pikë tjetër është se “kërkimi mund të bëhet edhe sipas medias së shkruar, datës dhe autorit”. Më tej thuhet se kjo arkivë lejon raportet me lajmet përkatëse për çfarëdo artikulli apo argumenti Raportet mund të dërgohen me email apo mund të gjenerohen online nga portal lajmeve në web.

Kryeregjistruesi Artan Lame kërkon analizë të përditshme për mediat dhe autorët që shkruajnë kundër Kadastrës, duke “imituar” në këtë rast shumë drejtues qendrorë dhe lokalë.

Mediat e monitoruara

1. Shtypi i përditshëm periodik sipas listës së mëposhtme:

Gazeta;

1.         SHEKULLI

2.         SHQIP

3.         PANORAMA

4.         GAZETA SHQIPTARE

5.         GMAPO

6.         KOHA JONË

7.         TIRANA OBSERVER

8.         SHQIPTARJA

9.         STANDART

10.       TEMA

11.       SOT

12.       DITA

13.       ALBANIAN DAILY NEWS

14.       TIRANA TIMES

Revista:

•           MAPO

2. Media elektronike, kanalet kryesore televizive sipas listës së mëposhtme:

•           Top Channel

•           Top News

•           Abc News

•           Vizion +

•           Klan

•           News 24

•           Ora News

•           TVSH

•           Report TV

•           Scan

3. Websitet kryesore shqiptare online sipas listës më poshtë:

1.         www.gazetaidea.com

2.         www.abcnews.al

3.         www.albaniandailynews.com

4.         www.ata.gov.al

5.         www.balkanweb.com

6.         www.boldnews.al

7.         www.dritare.net

8.         www.faxweb.al

9.         www.gazetadita.al

10.       www.gazeta-shqip.com

11.       www.gazetatema.net

12.       www.gazetatelegraf.com

13.       www.javanews.al

14.       www.kohajone.com

15.       www.lajmifundit.al

16.       www.lapsi.al

17.       www.lexo.al

18.       www.mapo.al

19.       www.newsbomb.al

20.       www.noa.al

21.       www.opinion.al

22.       www.oranews.tv

23.       www.pamfleti.com

24.       www.panorama.com.al

25.       www.politiko.al

26.       www.rd.al

27.       www.rtsh.al

28.       www.shekulli.com.al

29.       www.shqiptarja.com

30.       www.sot.com.al

31.       www.standart.al

32.       www.top-channel.tv

33.       www.tvklan.al

34.       www.vizionplus.tv

35.       www.360grade.al

36.       www.faktor.al

37.       www.gazetareforma.al

38.       www.gsh.al

39.       www.hapur.al

40.       www.hashtag.al

41.       www.tiranapost.al

42.       www.syri.net

43.       www.scantv.com

44.       www.tpz.al

45.       www.zeripopullit.al

46.       www.zeriamerikes.com

47.       www.joqalbania.com

48.       www.parlament.al

49.       www.kryeministria.al

50.       www.ama-news.al

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në

Artan Lame bën tender për monitorimin e portaleve dhe lajmeve në

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore