Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vaksina anti Covid: Britania firmos marrëveshjen për 90 milionë doza

Vaksina anti Covid: Britania firmos marrëveshjen për 90 milionë

Qeveria britanike ka firmosur për 90 milion doza të vaksinave më premtuese të koronavirusit që janë në zhvillim e sipër. Vaksinat që kërkojnë anglezët janë duke u testuar nga një aleancë mes kompanive farmaceutike BioNtech dhe Pfizer, si dhe firmës Valneva.

Marrëveshja e re është përpos porosisë së bërë për një sasi të madhe dozash të vaksinës së Universitetit të Oksfordit që po zhvillohet nga AstraZeneca. Është ende e pasigurtë megjithatë se cila nga vaksinat eksperimentale do të funksionojë. Vaksina kundër Covid 19 shihet gjerësisht si shansi më i mirë për të rikthyer jetën tonë në normalitet.

Hulumtimi po zhvillohet në një shkallë të paparë - bota u bë e vetëdijshme për koronavirusin në fillim të vitit, por tashmë më shumë se 20 vaksina janë në prova klinike. Disa mund të provokojnë një përgjigje imune, por asnjë nuk është provuar ende se mbron kundër infeksionit. Shumë ekspertë e shohin prodhimin e një vaksine të sigurt dhe të efektshme si të vetmen rrugëdalje nga pandemia që ka infektuar miliona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600 mijë personave në mbarë globin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore