Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Urdhri/ Infermier në shtëpi për të sëmurët me Covid, por s'ka veshje të posaçme që të mbrohen nga infektimi

Urdhri/  Infermier në shtëpi për të sëmurët me

Pacientët me covid që trajtohen nga mjeku i familjes në banesë shpesh paguajnë infermier për t'u bërë serume apo injeksione në shtëpi .

Kjo ka rritur edhe më shumë kostot e trajtimit mjekësor të pacientëve covid deri në 1500 euro bashkë me medikamentet që blejnë . Por një urdhër  dërguar në rrugë elektronike drejtuese të qendrave shëndetësore nga operatori i kujdesit shëndetësor u kërkon që të marrin masa për të ofruar shërbim infermieror në banese .

Por drejtuesit e qendrave shëndetësore të kontaktuar nga Top Channel thonë se kjo është e pamundur pasi nuk kanë infrastrukturën e nevojshme . Ata nuk janë furnizuar me veshje të posaçme që i mbron nga infektimi me covid siç janë pajisur mjekët dhe infermierët në infektiv. Me buxhete të tyre disa qendra shëndetësore kanë mundur të sigurojnë disa veshje letre të cilat janë një përdorimshe por nuk munden të përballojnë financiarisht veshje të posaçme syze  për infermierët që do të duhen të shkojnë në shtëpinë e pacientit me covid pasi riskohet personeli infermieror .

Si mjeket edhe infermierët në qendra shëndetësore janë të irrituar pasi ata nuk janë shpërblyer për punën që bëjnë duke trajtuar paciente me Covid./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore