Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shpërthimi i koronavirusit/ 12 të prekur në Berat, në mes tyre një dentist

Shpërthimi i koronavirusit/ 12 të prekur në Berat, në mes

Rastet pozitivë me Covid-19 po vijojnë të rriten çdo ditë e më tepër në qarkun e Beratit. Vetëm ditën e sotme janë regjistruar 12 raste të prekurish me koronavirus në Berat, duke e çuar numrin e rasteve aktive me Covid-19 në 37. Vetëm 9 prej rasteve të sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që 3 raste regjistrohen të jenë raste të reja.

Mes të infektuarve të sotëm janë një infermiere në Qendrën Rezidenciale për fëmijët me afërsi ndryshe dhe një dentist në qytetin e Beratit. Të dyja këto raste janë kontakte të rasteve të mëparshme së bashku me 7 raste të tjera dhe të gjithë rezultojnë të jenë të infektuar nga rastet e regjistruara “pozitive” në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe në Qëndrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore. Përveç këtyre 9 rasteve të kontaktit sot janë regjistruar edhe 3 raste të reja.

Rastet e reja ishin të shkruar në Karantinën e Infektivit në Spitalit Rajonal të Beratit, ku prej disa ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit dhe ishin në pritje të përgjigjes së tamponëve të bërë dje. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Berat janë kryer 36 tamponë, ndërkohë që po vijohet edhe sot me marrjen e tamponeve për rastet e kontaktit të personave që kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, bëjnë me dije se, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të rasteve të sotme, ndërkohë, nga ana e bashkisë Berat konfirmohet se, po vijohet edhe me dezinfektimin e çdo ambjenti në banesat dhe institucionet ku janë konfirmuar rastet e prekura me koronavirus.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat konfirmojnë se, të gjitha rastet aktive me Covid-19 në qarkun e Beratit po monitorohen nga inspektorët e policisë për të mos shkelur rregullat e karantinës të tyre në banesa./Balkanweb

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore