Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pishinat, ekspertët tregojnë rregullat: Vatra infeksioni për Covid nëse nuk respektohet distanca

Pishinat, ekspertët tregojnë rregullat: Vatra infeksioni për

Me ndezjen e dritës jeshile dhe për pishinat në ambiente publike, prej dy ditësh ka nisur frekuentimi i tyre. Të konsideruara si aktivitete me risk të lartë infektimi, pishinat në ambiente të hapura duhet të respektojnë disa kushte dhe rregulla për mbrojtjen nga Covid-19.

Por a zbatohen ato? Një prej kushteve që duhet të plotësojnë pishinat e hapura sipas rregullores së hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik është distance prej 3.5 metra.

Eksperti i shëndetit publik Alban Ylli në një prononcim për gazetën “Shqip” thotë se pishinat nxisin grumbullimet e të rinjve kryesisht, të cilët mund të bëhen mbartës të virusit duke vënë në risk personat e tjerë.

“Pishinat sikurse plazhet janë ambiente që nxisin grumbullimet. Ajo çka duhet bërë dhe siguruar është distanca shezlona dhe ambientet që disponon pishina si bar kafetë apo restorantet. Tashmë virusi qarkullon brenda nesh ndaj duhet të përpiqemi të zbatojmë rregulloren siç duhet”, u shpreh epidemiologu Alban Ylli.

Edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thekson rëndësinë e ruajtjes së distancës në pishina. Sipas mjekut Pipero, ndonëse janë vende me grumbullim relativisht të madh, pishinat duhet të respektojnë masat anti-covid sikurse të gjitha aktivitetet që nxisin grumbullime.

Inspektoriati i Task Force është institucioni që duhet të kontrollojë nëse subjektet që disponojnë pishinat në ambientet publike respektojnë rregulloren,

Sipas dokumentit të hartuar nga ISHP, përvecc pajisjes së stafit që shërben në pishina me maska e doreza, kapaciteti i frekuentuesve të pishinave duhet të jetë i reduktuar përgjysmë, pra 50 për qind më pak sa është llogaritur në kohën para pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu një tjetër kusht është pastrimi i ujit të pishinës që duhet të bëhet përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

 “E gjithë zona dhe të gjithë objektet e pishinës dhe të banjave duhet të dezinfektohen të paktën një herë në ditë, dhe më shpesh nëse fluksi i pushuesve vizitorëve është në maksimumin e lejueshëm. Të gjitha ulëset, tavolinat, vendet e depozitimit të sendeve personale, listat e çmimeve dhe materiale të tjera duhet të dezinfektohen pasi vizitorët të largohen dhe përpara se një vizitor tjetër t’i përdorë ato.

Tê matet temperatura e personelit dhe pushuesve/vizitorëve para se të futen në mjedisin e pishinës apo strukturave të lojërave të ujit dhe të ndalohet hyrja e qdo personi me temperaturë mbi 37.5 ° C.

Nëse ndonjë pushues/vizitor shfaq simptoma të Covid – 19, ata duhet të largohen menjëherë nga pishina ose strukturat e tjera të aktiviteteve të ujit.

Të gjitha veshjet dhe sendet personale duhet të ruhen brenda çantës personale, edhe nëse depozitohen në vendet e depozitimit të sendeve personale, rekomandohet të mos vendosen drejtpërdrejtë, por të futen në qese plastike, të cilat duhet lë jenë prezent pranë vend depozitimit", thuhet në rregulloren e ISHP.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore