Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Pandemia Covid 19/ Shqiptarëve u rrezikohen dhe të dhënat personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar një udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të masave kundër COVID-19".

Në këtë dokument jepen disa orientime të rëndësishme për kontrolluesit publikë dhe privatë lidhur me respektimin e parimeve dhe kritereve ligjore të përpunimit të të dhënave personale në kuadër të masave kundër COVID-19, si dhe në përgjigje të interesit dhe shqetësimit të shtuar publik qoftë nëpërmjet artikulimit mediatik, apo pyetjeve të drejtpërdrejta të qytetarëve të caktuar sa i përket fushave specifike të përpunimit të të dhënave personale.

Nëpërmjet këtij udhëzuesi vihet në dukje se çdo palë e interesuar duhet të ketë informacion të plotë në aspekte konkrete në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sektorë të caktuar.

Këto aspekte trajtojnë përpunimin e të dhënave personale, në kuadër të masave kundër COVID19, në sektorë si punësimi, telekomunikacioni, shëndetësia dhe arsimi. Vlen të ritheksohet, në mënyrë aksiomatike, fakti se përpunimi i të dhënave personale në luftën kundër COVID-19 nuk përbën shkak për kufizimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në tejkalim të parashikimeve detyruese të paragrafit 2 të nenit 175 të Kushtetutës.

Nga ana tjetër, legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale nuk pengon dhe/ose kufizon të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve lidhur me përpunimin e të dhënave personale në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Më tej, Zyra e Komisionerit dëshiron të theksojë se aspektet e trajtuara në këtë udhëzues burojnë nga interpretimi i drejtë i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe, gjithashtu, janë në sintoni të plotë me qëndrimet e institucioneve homologe të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KiE), si dhe në frymën e kuadrit rregullator të BE dhe instrumenteve të KiE me objekt dhe fokus mbrojtjen e të dhënave personale.

Në kushtet e situatës së pazakontë dhe të vështirë të shkaktuar nga përhapja e COVID-19, punëdhënësit po ballafaqohen me vështirësi dhe pikëpyetje gjithnjë e më të mëdha lidhur me përpunimin e të dhënave të punëmarrësve.

Në këto rrethana, Zyra e Komisionerit sqaron se për qëllime të masave kundër COVID-19, parimisht, punëdhënësit mund të përpunojnë të dhëna personale të punëmarrësve (siç janë të dhënat e përftuara nga monitorimi i shtuar i shëndetit të tyre), në sasi dhe cilësi që në mënyrë të arsyeshme tejkalojnë përpunimin e zakonshëm të të dhënave në fjalë në kushte normale pune.

Përpunimi përfshin jo vetëm mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave të përpunuara lidhur me shëndetin, por edhe transmetimin e tyre tek organet ligjzbatuese të ngarkuara në luftën kundër COVID-19, përfshirë, por pa u kufizuar, organet e autorizuara me ligj për kryerjen e survejancës epidemiologjike (siç parashikohet nga legjislacioni në fushën e parandalimit të sëmundjeve infektive).

Në veçanti, punëdhënësit nuk duhet të përpunojnë të dhëna personale përtej asaj që është e nevojshme për qëllime të zbatimit të masave kundër COVID-19. Përpunimi i të dhënave personale duhet të realizohet proporcionalisht me qëllimin e përpunimit, si dhe për aq sa përpunimi është i përshtatshëm, i domosdoshëm dhe sjell më shumë avantazhe sesa disavantazhe, për realizimin e qëllimit në fjalë.

Në çdo rast, përpunimi i të dhënave në fjalë duhet të realizohet në përputhje me parimet dhe kriteret ligjore të përcaktuara në nenet 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjithashtu, Zyra e Komisionerit sqaron se, në çdo rast, detyrimi për përpunimin të të dhënave të vendndodhjes në përputhje me dispozitat ligjore të sipërpërmendura, nuk prek detyrimet e operatorëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike për të vepruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit sektorial. Bazuar nga praktika e ndjekur deri më tani në vendet e BE, Zyra e Komisionerit, në çdo rast, vlerëson se përpunimi i të dhënave personale në shkallë të gjerë (pavarësisht agregimit dhe anonimizimit të tyre) mund të kryhet, parimisht, vetëm kur mbi bazën e provave shkencore përfitimet e mundshme në kuadër të garantimit të shëndetit publik nga një mbikëqyrje dixhitale epidemiologjike (p.sh. gjurmimi i kontakteve), duke përfshirë saktësinë e tyre, tejkalojnë (pra, janë më të mëdha se) përfitimet që mund të burojnë nga zgjidhje të tjera alternative, të cilat do të ishin më pak ndërhyrëse në jetën private.

Teksa informacioni në kohë reale për përhapjen e COVID-19 mund të jetë i dobishëm për izolimin e tij, është e rëndësishme të theksohet se, në këto raste, është gjithsesi e preferueshme të aplikohen zgjidhjet teknike më pak ndërhyrëse në jetën private.

Siç theksohet më sipër, zhvillimi dhe aplikimi i këtyre mënyrave të mbikëqyrjes duhet të bazohet në një vlerësim paraprak të ndikimit të mundshëm të përpunimit të të dhënave që synohen të mblidhen në të drejtat dhe liritë themelore të individëve.

Për këtë arsye, edhe procesi përpunues i të dhënave personale duhet të konceptohet dhe kryhet në një mënyrë të tillë që të parandalojë ose minimizojë rrezikun e ndërhyrjes në të drejtat dhe liritë themelore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore