Deri në mesin e gushtit 2021, shqiptarët kanë shpenzuar shifrën marramendëse prej 900 mln lekësh të vjetra për të personalizuar targat e makinës.
Nuk janë të paktë ata që kanë një kërkesë specifike në numra dhe germa për targën e automjetit.
Këtë e ka zbuluar drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, sot i ftuar në Zona Zero në Top News.
“Shqiptarët i zgjedhin numrat dhe germat sipas dëshirës, bëhen kërkesat online, është gjithçka transparente, ndërsa ato që janë në seri merren falas.
Në Angli shkojnë deri në 20-30 mijë euro, ndërsa në Arabi janë shitur dhe miliona euro për të treguar famën. Çmimet që kemi operuar ne janë shumë të moderuara,” tha ai.