Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjekja mesazh të fortë nga spitali Covid: Ditë jo të lehta, pandemi e përmasave të frikshme

Mjekja mesazh të fortë nga spitali Covid: Ditë jo të lehta,

Mjekja Migena Qato u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat anti-Covid. Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook, mjekja thekson se po përballen me një rrezik që nuk e kishin ndeshur kurrë më parë.

 “Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq.

Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë.

Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, shprehet mjekja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore