Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Më në fund Euro po "rimerr veten", por çfarë po ndodh me Dollarin

Më në fund Euro po "rimerr veten", por çfarë po

Më në fund Euro po ringrihet dhe këtë e tregon kursi i këmbimit valutor por edhe bursat ndërkombëtare.

Ditën e sotme Euro është barazuar me Dollarin pasi ky i fundit ka arritur pranë nivelit më të dobët në dy muaj kundrejt euros. Brenda natës Euro shkoi nga 1,0066 Dollarë në 1,0096 Dollarë duke shënuar nivelin më të lartë që nga 13 shtatori.

Dollari gjithashtu u dobësua në 145,17 jen në tregtinë aziatike, niveli i tij më i ulët kundrejt monedhës japoneze këtë muaj dhe ra në 0,9823 franga zvicerane. Indeksi i Dollarit amerikan, i cili po shkon drejt vitit të tij më të mirë në pothuajse katër dekada, është ulur me rreth 1% deri më tani këtë javë.

Ndërkohë që vlen të thuhet se vlera e Euro-s po rritet dita ditës, por nuk dihet nëse rritja do të jetë afatgjatë duke ditur se fundi i vitit është shumë afër.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore