Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kryemjeku i SHBA, Fauci: Katër lloje koronavirusesh qarkulluan në dimër, ja pasojat te të infektuarit

Kryemjeku i SHBA, Fauci: Katër lloje koronavirusesh qarkulluan në

Në çeljen e takimit virtual të Shoqatës Amerikane për Kërkimet e Kancerit (AACR), i cili i kushtohej dhe koronavirusit, eksperti kryesor për sëmundjet infective në SHBA, Anthony Fauci shpjegoi se koronaviruset nuk janë vetëm infeksione njerëzore- lakuriqët ë natës dhe kafshë të tjera mund të shërbejnë si bartës, apo si “rezervuare virale”.

“Në të kaluarën, është gjetur se katër koronaviruse kanë qenë përgjëgjesë për gripa të zakonshëm dimërorë. Më vonë, ato evoluon duke shkaktuar sëmundje më të rënda si SARS në 2002 apo MERS në 2012".

“Nga qershori deri në korrik ne 2003-shit, nuk pati më raste SARS-i. Virusi u frenua vetëm më masa publike dhe izolim, pa ilaçe e vaksina”, kujtoi Fauci. Sa për MERS-in, që u shfaq si pandemic potenciale në Arabinë Saudite, ai u kalua nga një lakuriq nate tek një deve e më pas tek njerëzit”, vazhdoi eksperti.

Edhe pse Covid 19 është një familje me SARS-in, ai ka një transmetueshmëri shumë të lartë e këtë po e dëshmojnë qartë shifrat: 15 milionë infektime në mbarë globin e mbi 600 mijë vdekje, dhe ende, siç thotë Fauci, nuk po i “ duket fundi”.

Sipas tij, tashmë po bëhet gjithmonë e më e pranishme tek të prekurit humbja e nuhatjes dhe shijes, përpos shenjave të tjera të njohura tashmë: temperaturë, kollë e vështirësi në frymëmarrje.

“Nga të gjithë viruset me të cilat kam pasur të bëj, jam i befasuar nga spektri i gjerë i kësaj sëmundjeje, simptomat e së cilës variojnë nga asimptomatikët, deri shenjat e buta (në shtrat për disa ditë), në më të rënda (në shtrat për disa javë dhe sindromë postvirale”, tek shtrimi në spital, terapia intensive, intubimi e në fund vdekja, u shpreh Fauci.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore