Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid kërcënon botën, ambasador shqiptar në Kinë: Kush do ta besonte sot se...

Covid kërcënon botën, ambasador shqiptar në Kinë: Kush

“Murtaja” e re këtij shekulli dhe që po kërcënon botën, Covid-19 u regjistrua për herë të parë në Kinë dhe nga andej u përhap në të gjithë botën. Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja e ka përjetuar këtë situatë të rrezikshme pikërisht në shtetin ku shpërtheu fuqishëm koronavirusi, duke qëndruar kështu prej muajsh edhe i izoluar, si rezultat i bllokimit të kufijve.

Në një status në Facebook, ambasador Belortaja shkruan se është e pabesueshme që sot pas mijëra vitesh dhe përparim të shkencës dhe të mjekësisë një virus po kërcënon njerëzimin .

“Kush do ta besonte që mbas mijëra vjet eksperience mjekësore, qindra vjet shkence epidemiologjike, male studimesh, armata shkencëtaresh e nja ..72 vjet OBSH me superbuxhet e superfuqi kërkimore, me laboratorë që zbërthejnë atomin e kontrollojnë e garantojnë se mos vjen virus nga jashtëtokësorët, konkluzioni botëror të ngelet kaq mjeran: lani duart, mbuloni fytyrën dhe ..sa më larg njëri-tjetrit!”, shkruan Belortaja.

Ambasadori e ka një zgjidhje për këtë situatë për këtë kërcënim, ndërsa shkenca po përpiqet që t’i kundërpërgjigjet me anë të një vaksine.

“Ç'mund të bëjë njeriu i shekullit 21 në këto rrethana? Asgjë, veçse: të laje duart, vërë një maskë dhe ..të largohet nga njerëzit! Më vjen keq që s'jam duke thënë..asgjë të bukur..” shkruan më tej Belortaja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore