Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid-i vret të prekurit me diabet, flasin mjekët: Mbani nën kontroll gliceminë

Covid-i vret të prekurit me diabet, flasin mjekët: Mbani nën

Në Shqipëri vijojnë të rriten rastet e viktimave nga covid 19 ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona. Mes viktimave ka pasur dhe të sëmurë kronikë me diabet, rasti më i fundit një 31-vjeçar.

Por përse pacientët me diabet futen në kategorinë e personave më të rriskuar nga covid 19.

Ekspertët endokrinë thonë se kjo kategori pacientësh është më e ndjeshme në tërësi ndaj infeksioneve virale siç është gripi.

Sipas tyre, edhe covid 19 përfshihet tek infeksionet virale të cilat nëse prekin të sëmurët diabetikë, ulin ndjeshëm systemin e tyre imunitar duke i bërë të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të rënda që shkakton covid 19 apo gripi.

“Një infeksion i gripit mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe ta bëjë më të vështirë menaxhimin e diabetit. Njerëzit me diabet janë 3 deri në 6 herë më shumë të predispozuar për t'u shtruar në spital gjatë shpërthimit të gripit.

Personat me Diabet Mellitus janë me risk të lartë në shfaqjen e komplikacioneve të rënda pas infeksionit të virusit të gripit, prandaj udhëzimet këshillojnë vaksinimin. OBSH rekomandon qe 70% e personave te rrezikuar te vaksinohen”, thonë endokrinologët.

COVID-19 është një variant i ri i koronavirusit, të njohur që në epideminë e vitit 2003 me virusin SARS, i të njëjtës familje, që ishte në një farë mënyre pararendësi i COVID-19.

Po çfarë duhet të kenë parasysh pacientët diabetikë?

Sipas mjekëve specialist, personat me diabet duhet të kenë kujdes e të mbajnë në kontroll nivelin e glicemisë në gjak.

Për këtë arsye ata duhet të mbajnë parasysh të kryejnë kontrollin metabolic I cili mund të përkeqësohet me shpejtësi gjatë kohës së një sëmundjeje çfarëdo, si edhe gripit.

Mjekët këshillojnë pacientët diabetikë që edhe në kohë pandemie të mos ndërpresin mjekimin e tyre specifik siç janë tabletat apo insulina.
Gjithashtu, ata duhet të marrin likide siç janë Supërat, ujë, çaj etj.

“Në qoftë se pacienti nuk ka mundësi që të të marrë ushqime, duhen zëvendësuar me fruta, lëngje frutash, ose me lëngje të tjera që përmbajnë glukozë”, rekomandojnë mjekët endpokrinologë.

Një tjetër këshillë që u rekomandohet pacientëve diabetikë është kontrolli i glicemisë të paktën 4 herë në ditë.

Po ashtu, kujdes duhet treguar dhe me urinën për ketone e cila duhet kontrolluar të paktën 2 herë në ditë.

“Në rast se vazhdojnë të vjellat, diarreja ose përhumbja, kontakto menjëherë një mjek”, thonë mjekët.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore