Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Alarmi për rinovimin e patentave/ Blendi Gonxhe sqaron: Dy kategoritë e shoferëve që marrin pjesë në provim, ja kur nis

Alarmi për rinovimin e patentave/ Blendi Gonxhe sqaron: Dy kategoritë

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhe në emisionin Zona Zero në Top News ka shpjeguar arsyet se pse u mor vendimi për të kryer një ritestim i njohurive i atyre personave që duan të rinovojnë patentën, e quajtur ndryshe leje e drejtimit.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për të gjithë personat që rinovojnë patentat, por për dy kategori shoferësh.

"E para përfshihet kontingjenti i kundërvajtësve përsëritës, që janë në listën e kontingjentit negativ. Shkelës të rëndë, përsëritës. Nëse ke heqje pikësh në vit nga patentat. Si e nxjerrim ne këtë? Kodi Penal jo më kot se thotë se azhurnohet lista e mjeteve në raport me aksidentet, të ndodhura nga moti, rruga, akulli apo faktorë të tjerë. Mbi bazën e kësaj përcaktohen dhe llojet e shkeljeve. Pra nëse ke penalizime në pikët e patentës futesh në ritestim. Kategoria e dytë, rinovimet, përfshihen ato që i kanë disa vite pas skadencës, nëse ju ka skaduar patenta në 2016, dhe vini në 2021 ne e konsiderojnë të nevojshme për ti dhënë një rikujtesë të parimeve bazë. Për tre vite lart. Nëse keni dy vite pa i dhënë makinës, në Angli shkoni në test praktike, në Itali në se ke tre vite e sipër. Ne po flasim për pit stope dhe jo për riprovime", theksoi Gonxhe.

Cdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore