
Një çështje tjetër e ngritur në emisionin Breaking në Top News, ishte problemi i makinave që qarkullojnë me targa të vjetra apo të huaja, që rëndom përdoren nga ata që cilësohen si të fortë, por jo nga të gjithë.
“Kemi një problem, kemi një amnisti që kemi bërë më përpara kemi 80 mijë targa me flamurin e kuq. Këto targa nuk janë kthyer me janë rregulluar, janë njerëz që i paguajnë taksat, Por këto janë bërë pengesë edhe për kontrollin. Draftin e marrëveshjes me policinë që do të jetë strikte, edhe për ato që quhet me targat false. Por ndodh që i kemi para turinjve tanë, policisë e nuk reagojmë. Kjo çështje është ngritur në Polici dhe në SHÇBA. Kemi 12% të mjeteve që ti fusim në listën e atyre që nuk paguajnë”, tha drejtori i Drejtorisë së Patentave (DPSHTRR), Blendi Gonxhe.
Më tej ai shtoi se “e qartë është se duhet një dorë e fortë, por ama duhet një kontroll i fortë rrugor policore. Atë e ndalon policia, jo ne! Në do të jemi këtu se mos të ndodhë kurrë amnisti për të shpëtuar nga ky absurd”.