Shefi i Shoqerisë Gjermane të Imunologjisë i bën thirrje autoriteteve të lejojnë aplikimin e  vaksinës së AstraZenacas edhe tek personat mbi 65 vjeç.

Mjeku Carsten Watzl, duke folur për BBC, kërkon që rregullatorët ta përmbysin vendimin për të mos e rekomanduar vaksinën per të moshuarit.

Ai i bëri thirrje Angela Merkel që të marrë vaksinën livë në televizion për të provuar sigurinë e saj.

Gjermania është një prej disa shteteve të BE që janë shprehur skeptikë lidhur më efikasitetin e vaksinës tek mosha e tretë. Gjithashtu presidenti francez Emanuel Macron tha në janar se vaksina e AstraZenecas ishte gati e paefektshme tek të moshuarit, një pretendim ky i hedhur poshtë nga Britania e Madhe dhe vetë kompania.

Merkel pak ditë më parë tha se nuk e kishte marrë këtë vaksinë, pasi nuk përfshihet në fashën e moshës së rekomanduar.