Nëna ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar mëngjesin e kësaj të premte.  Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Voghera (Pavia) të Italisë.

Në momentin e tragjedisë, nëna 45-vjeçare ka qenë vetëm me fëmijën e saj të vogël në shtëpi, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë.

Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi ku ka parë tmerrin ,e sytë e saj. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, shkruan Ansa.

Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

45-vjeçarja ka pranuar vrasjen e djalit të saj, e cila tashmë po mbahet në paraburgim. Sipas raportimit të policisë, për momentin ajo është në gjendje shoku dhe sapo të jetë në gjendje të mirë do të merret në pyetje.