Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Netflix kalon cakun!

Netflix kalon cakun!

Çfarë përfitoni kur blini një gjë? Gjënë që donit, sigurisht, një sanduiç, një biletë avioni, të drejtën për të transmetuar Bridgerton. Ky është produkti “hard”, por ju merrni gjithashtu mallra dhe shërbime dytësore: kutinë në të cilën transportohet sanduiçi juaj, Wi-fi falas me anëtarësimin tuaj në SkyMiles etj. Këtë quajeni produkti “soft”. Nëse nuk merrni produktin “hard”, jeni mashtruar. Megjithatë edhe produkti “soft” e ka një vlerë: pa të, nuk do ndiheshit totalisht të kënaqur.

Dallimi midis produkteve “hard” dhe “soft” ndihmon në shpjegimin e polemikave rreth ndryshimeve që Netflix po bën në shërbimin e tij të transmetimit – së bashku me shumë ndryshime të tjera në ekonominë e shërbimit të aktivizuar nga internet. Muajt e fundit, Netflix ka filluar të parandalojë klientët që ndajnë llogaritë në shumë persona e vendndodhje fizike pa paguar ekstra.

Vitin e kaluar, kompania testoi idenë në Amerikën Latine dhe këtë muaj e pa të arsyeshme ta zgjerojë aplikimin e saj në Kanada, Zelandë të Re, Portugali e Spanjë. Klientët amerikanë ende nuk janë prekur nga ndryshimi, por Netflix ka lënë të kuptohet se rregullat strikte do kalojnë kudo, pasi kompania kërkon mënyra për të rritur të ardhurat në një kohë rënieje që ka prekur të gjithë sektorin e transmetimit.

Së bashku me këtë ndryshim, Netflix ka tentuar edhe ri-brand-imin: së cilës njerëzit i referoheshin si "shpërndarja e fjalëkalimeve", por vitin e kaluar kompania filloi t'i referohej si "shpërndarje me pagesë". Nëse ndiheni të zemëruar për këtë ndryshim, ndoshta është për shkak se llogaria e Netflix më parë ofronte një produkt “soft” që kompania tani po e tërheq nga tregu. Më keq akoma, mënyra se si Netflix po ripërcakton "ndarjen" duket sikur ju mund të jeni duke mashtruar për të marrë atë produkt “soft” në radhë të pare. Përkufizimi i ri nxjerr në pah një veçori që ndoshta nuk e keni menduar dhe ju tërheq veshin për përfitimin e tij.

Një fjalëkalim duhet të jetë sekret. Shpërndarja duhet të jetë ‘intime’ por edhe sekrete njëkohësisht. Për  vite me radhë, Netflix e shfrytëzoi këtë “ndjenjë intimiteti” si strategji marketingu, ku më e famshmja kujtohet të jetë postimi në Twitter: “Dashuria është të ndash fjalëkalimin”. Kjo fjali erdhi pasi fraza ‘netflix and chill’ u trajtua si eufemizëm për seksin rastësor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore