Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Momenti prekës/ Fëmija 1 vjeç braktiset në kufirin midis Meksikës dhe SHBA-së (VIDEO)

Momenti prekës/ Fëmija 1 vjeç braktiset në kufirin midis

Një video e publikuar së fundmi në 'Twitter' tregon momentin kur një fëmijë 1-vjeçar braktiset në kufirin SHBA-Meksikë. Pamjet në video tregojnë se kamion i bardhë i Patrullës Kufitare ka mbërritur shpejt pranë fëmijës së braktisur dhe një agjent e ka marrë fëmijën brenda.

“Një fëmijë një vjeçar nga Guatemala u braktis përgjatë lumit Kolorado të hënën pasdite nga një kontrabandist që e çoi përtej kufirit dhe më pas e la buzë ujit. Falë reagimit të shpejtë të agjentit tonë, tragjedia u shmang!”- shkruhet krahas videos të publikuar nga shefi Raul Ortiz.

Mbrojtja Kufitare tha për CNN se djali është identifikuar, por agjencia nuk është në gjendje të zbulojë identitetin e tij për shkak të rregulloreve të privatësisë.

“Fëmija do të vendoset në kujdesin e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Zyra e Zhvendosjes së Refugjatëve”,- tha zëdhënësi John Mennell.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore