Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

I vendosur dhe i prerë, Erdogan: As Rusia dhe as SHBA nuk do të përdorin armë bërthamore

I vendosur dhe i prerë, Erdogan: As Rusia dhe as SHBA nuk do të

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se ishte i informuar pas bisedimeve SHBA-Rusi të mbajtura në fillim të kësaj jave në Ankara se asnjëra palë nuk do të përdorte armë bërthamore, raporton Reuters.

“Unë mendoj se as Rusia dhe as SHBA nuk do të përdorin armë bërthamore. Të dyja vendet duhet të takohen më shpesh për t’i dhënë fund luftës”, citohet të ketë thënë Erdogan.
Në komentet e Presidentit turk gjatë kthimit nga Samiti i G20, Erdogan tha se të dy vendet duhet të takohen shpesh në mënyrë që të parandalohet një luftë e re botërore.

Lidhjet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në më të keqin e tyre në dekada që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt. Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në luftën në Ukrainë kanë nxitur shqetësimet për përshkallëzimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore