Partia URA e Dritan Abazoviçit ka arritur një fitore të madhe, duke rrëmbyer komunën shqiptare të Ulqinit. Kjo u cilësua si një fitore e rëndësishme për Abazoviç, i cili tashmë ka fituar 15 këshilltarët nga lista e komunës shqiptare.

Sipas të dhënave paraprake ky koalicion që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç ka marrë 15 mandate në Këshill i ndjekur nga DPS dhe BS nga 6 mandate.

Ai tha se Ulqini ka kryetar të ri – Omer Bajraktarin. Ky moment është shënuar me vallëzim e fishekzjarrë, teksa është publikuar edhe video ku Abazoviçia hedh valles me këngë shqipe. Ndërsa deklaroi se ky është momenti për një fillim të ri, për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha palëve.

Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues. Të dhënat e Malit të Zi Demokratik për 93 për qind të votave të përpunuara tregojnë të njëjtat rezultate zgjedhore. Abazoviç është mandatuar për kryeministër në Mal të Zi dhe ai ka thënë se do të votohet në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme.