Presidenti i SHBA Joe Biden ka zgjeruar listën e kompanive kineze të cilave u ndalohet çfarëdolloj raporti me kompanitë amerikane me arsyetimin se janë vegla të ushtrisë popullore kineze.

Urdhri i ri ekzekutiv do të hyjë në fuqi në 2 gusht, duke goditur 59 firma përfshirë gjigantin e komunikimeve Huawei.

Masa zgjeron një urdhër të lëshuar më parë nga ish-Presidenti Donald Trump. Edhe para njoftimit zyrtar, Kina sugjeroi se do të hakmerret.

Sipas urdhrit të ri, investitorët amerikanë do të ndalohen të blejnë ose shesin letra me vlerë të tregtuara publikisht për kompani të tjera duke përfshirë Korporatën e Përgjithshme të Energjisë Bërthamore të Kinës, China Mobile Limited dhe Costar Group.

“Vendimi zgjeron listën e mëparshme nga 31 firma për të përfshirë kompani vëzhgimi dhe ka për qëllim të sigurojë që “personat amerikanë nuk po financojnë industrinë ushtarake të Republikës Popullore të Kinës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Lista e re do të përditësohet nga Departamenti i Mbrojtjes. “Ne plotësisht presim që në muajt në vazhdim … do të shtojmë kompani shtesë në kufizimet e urdhrit të ri ekzekutiv”, tha Shtëpia e Bardhë.

Vendimi i SHBA është marrë si reagim ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut me ujgurët dhe me Hong-Kongun, si dhe për politikë të jashtme agresive.

Marrëdhënia Kinë-SH.B.A. është thelbësore për të dy palët dhe botën më të gjerë, me Pekinin në mënyrë të përsëritur duke i bërë thirrje administratës së re në Uashington për të përmirësuar marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan nën paraardhësin Donald Trump.

Presidenti Biden ka përsëritur se masat e vendosura nga Donald Trump do të vijojnë të mbeten në fuqi, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini do të hakmerret ndaj ndëshkimeve të reja të Uashingtonit.

“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze dhe të mbështesë me vendosmëri ndërmarrjet kineze në ruajtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi.