Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Naftëtarët të tradhtuar nga shteti, pa asistencë dhe përfitime të statusit

Naftëtarët të tradhtuar nga shteti, pa asistencë dhe

Prej janarit të këtij viti, 700 naftëtarë të uzinës së rafinerisë së Ballshit nuk marrin jo vetëm pagat e prapambetura por dhe pagesën e papunësisë, e drejtë ligjore që rrjedh nga Kodi i Punës.

Në një prononcim për “Shqip”, një prej punonjësve të ish-kompanisë “Armo”, Behar Osmanaj tha se ekziston një heshtje totale në institucionet përkatëse sa herë diskutohet e drejta e tyre për të marrë 50 % e pagës që kur dolën të papunë.

“Kemi trokitur në shumë dyer. Edhe tek perfekti i qarkut por asnjë prej tyre se kanë marrë përsipër. Ne po na vidhet jo vetëm fryti i punës por nuk po përfitojmë asnjë të drejtë ligjore me gjithë kontributet që kemi paguar ndër vite. Ne duhet të merrnim 50 për qind të pagës prej muajit janar, por deri më tani ka pasur vetëm heshtje”, tha Osmanaj.

Sipas tij, justifikimi për mosmarrjen e pagesës së papunësisë është fakti që dokumentacioni i punonjësve të uzinës së Rafinerisë së naftës në Ballsh ka mbetur i kyçur brenda zyrave.

“Nuk disponojmë asnjë dokument, as librezë plus dhe formularin e dyfishtë që duhet të plotësojmë. Duke qenë se pagesat e papunësisë është i detyruar t’i japë shteti, asnjë hap pozitiv nuk është bërë deri tani. Jemi 700 persona, kryefamiljarë që kemi përfunduar në rrugë si pasojë e neglizhencës së shtetit tonë”, tha Behar Osmanaj për “Shqip”.

Por jo vetëm kaq. Kjo kategori punonjësish që prej vitesh gjendet në këtë situatë si pasojë e kalimit të uzinës në disa duar drejtuesish, nuk përfiton as statusin e naftëtarit.

Me ndryshimet e fundit një vit më parë, kriteri i moshës ka penalizuar pjesën më të madhe të naftëtarëve pasi përfitimet e statusit dhe pensionet suplementare i përfiton vetëm grupmosha 60-vjeç e lart.

Osmanaj tha për “Shqip” se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për shkak dhe të pandemisë së koronavirusit dhe familjet e tyre po përballen me një mal me borxhe të cilat nuk dihet se kur do t’i shlyejnë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore