
Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë marrë Çmimin Nobel 2020 në ekonomi për kontributet e tyre në teorinë e ankandit.
Me teorinë e tyre, akonomistët jo vetëm kanë sqaruar se si funksionojnë ankandet dhe pse ofertuesit sillen në një mënyrë të caktuar, por përdorën zbulimet e tyre teorike për të shpikur formate krejtësisht të reja ankandi për shitjen e mallrave dhe shërbimeve
Çmimi për ekonomi njihet zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike. Është themeluar nga banka qendrore e Suedisë dhe është dhënë që nga viti 1969 në kujtim të industrialistit Alfred Nobel.
Në vitin 2019, çmimi i ekonomisë iu dha Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer për punën e tyre për të lehtësuar varfërinë globale.
Duflo, një profesore në Massachusetts Institute of Technology, ishte personi më i ri dhe vetëm gruaja e dytë që iu dha çmimi.