Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kazinotë në Tiranë, Rama sqaron vendimin e qeverisë

Kazinotë në Tiranë, Rama sqaron vendimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar vendimin e qeverisë për kazinotë, duke e cilësuar si fake news keto lajme se në Tiranë do të rihapen kazinotë.

"Kazinotë nuk janë hapur!",  kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si qëndron e vërteta për rihapjen e kazinove.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë është për rinovimin e licencës, e cila aktualisht është në pronësi te lokal Taivanit.

"Kam dëgjuar fjalë se janë rihapur kazinot, kjo është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, nuk ka asnjë lëshim dore për të dhënë licensën, është hapur vetëm  një procedurë specifike e cila lime përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës dhe duke pritur që cili do qoftë të ofertojë nëse ka ofertë në një zonë të caktuar të definuar. Janë vetëm kufijtë e një perimetri, se në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje ose kazino të veçantë në zona strategjike për zhvillim dhe turistët gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht", tha Rama.

Ndersa paralajmeron marrjen e masave per bastet sportive ilegale online, edhe pse e pranoi se ky fenomen ekziston edhe ne shtetet e tjera qe e kane te ndaluar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore