
"Ka biseda telefonike mes Ballës dhe një anëtari të bandës së Elbasanit"/ Berisha paralajmëron përgjime të reja elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi një tjetër skandal përgjimesh për krime elektorale këtë të Enjte. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha tha se ka biseda telefonike të përgjuara mes Taulant Ballës dhe një personi, sipas tij anëtar i “bandës së Elbasanit”.
“Unë dola para jush për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha të tmerrshme të Taulant Begos (Ballës) me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të bandës së Elbasanit. Midis Taulant Begos dhe Taulant Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe mundet me dhjetëra, mos qindra kilometra zbardhje të gjata në këto biseda. Biseda nga më të ndryshmet që e faktojnë Tualnt Begon anëtar të inkriminuar kokë e këmbë të bandës së famshme të Elbasanit. Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshme dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet, në interes të Gentian Sharrës”, u shpreh Berisha.
“Pra, Gentian Shara është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të bandës së Elbasanit që quhet Taulabt Bego për PS dhe atë. Kjo është situata në parlament. Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument i cili njëjëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me bandën e Elbasanit”, shtoi ai.
Zoti Berisha, ju keni dijeni për çfarë bisedash bëhet fjalë, për përfshirje në zgjedhjet e 25 Prillit, apo edhe ngjarje të tjera kriminale – u pyet Berisha.
“Biseda për ngjarje të shumta, zotëri po fole me bandat, flet vetëm për krime. Nuk flet për dashuri, ta keni të qartë”, u përgjigj ish-kryeministri.



Çmimi i naftës “në qiell” frenon konsumin, thellohet rënia e importeve
Historia e plotë >
Brezi i “humbur”/ Pse mungojnë sipërmarrësit e rinj te VIP-at në Shqipëri?
Historia e plotë >
"Njerëzit do vuajnë për bukë"/ Sistemi ushqimor, në krizë!
Historia e plotë >



Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet



EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >
