Më 14 Tetor, u mbajt eventi i përurimit zyrtar së akedemisë së programimit më të madhe në Evropën qendrore dhe lindore, Software Development Academy by Protik (https://sdacademy.al/). SDA by Protik vjen si iniciativë e Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, TechSpace dhe Bashkinë Tiranë synon të aftësojë të profesionistët e rinj në fushën digjitale.
SDA u krijua në vitin 2013, si një nevojë për programues profesionistë dhe punësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. Në 7 vite, SDA ka trajnuar më shumë se 10,000 studentë, ka 600 instruktorë të kualifikuar dhe operon në mbi 35 qytete në të gjithë botën. Tashmë në ambientet e TechSpace, SDA by Protik do të trajnojë brezin i ardhshëm të programuesve shqiptarë. Suksesi i SDA është një miks i praktikës dhe edukimit, përçimit të eksperiencës nga programues profesionistë dhe bashkëpunimit me kompanitë që janë të interesuar të punësojnë profesionistë të rinj në fushën e programimit dhe teknologjisë.
SDA by Protik do të ofrojë 101 kurse programimi, në një periudhë 5 vjeçare nga e cila 1500 profesionistë të rinj do të përfitojnë një eksperiencë të vlefshme në JAVA, PYTHON, PHP, .NET dhe Software Tester. Pervec nivelit te lartë të përgatitjes profesionale në gjuhët e programimit, Software Development Academy by Protik do të përgatis studentët edhe nëpërmjet krijimit të një portofoli profesional dhe këshillimit të karrierës, drejt një punësimi të sigurt ne IT.
Krijuesi i këtij projekti është Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF që ka si vizion ti ofrojë mundësi punësimi profesionistëve të rinj shqiptarë në fushën e programimit dhe teknologjisë, të transformojë ekosistemin e fushës TIK në Shqipëri në një treg tërheqës për investitorët e huaj dhe do të stimulojë kompanitë vendase dhe startup-et duke iu ofruar mundësinë për të hyrë ne tregun global te eksportimit të shërbimeve dhe produkteve teknologjike.
AADF gjithashtu ofron bursa për studentët e akademisë së programimit SDA by Protik në disa kategori të ndryshme si: për studentët që regjistrohen të parët, studentët ekselentë, për aplikantët nga zonat e prekura nga tërmeti, rrethet ose që nuk janë aktualisht në punë, për ata që duan të ndryshojnë karrierë drejt fushës së programimit dhe femrat në teknologji.
Gjatë eventit të hapjes zyrtare së akademisë më të madhe të programimit në Evropën qendrore dhe lindore, kryeministri i republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij u shpreh se ky është një moment gëzimi, dhe se mbërritja e SDA by Protik në Tiranë, si vendi i parë në rajon që do t’i ofrojë të rinjve Shqiptarë mundësi edhe më të shumta në tregun e Teknologjisë dhe Informacionit.
Gjithashtu, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë e bekuar për Tiranën dhe të rinjtë që do të aftësohen në gjuhët e programimit, në një nga gjuhët më të kërkuara dhe të paguara sot në tregun e punës.
SDA by Protik ju fton të bëheni pjesë e akademisë së programit dhe të hapni shumë dyer në rrugëtimin tuaj në tregun e punës.
Adresa:
SDA by Protik
Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Pegaso, kati 7, zyra nr.30
Njësia Bashkiake nr.2,
TIRANA, Shqipëri
https://sdacademy.al/