Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Edi Rama rikthen amnistinë fiksale: Do të legalizojmë paratë jashtë bankave

Edi Rama rikthen amnistinë fiksale: Do të legalizojmë paratë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe njëherë çështjen e aministrisë fiskale, për të formalizuar të gjithë ata që kanë sasi parash cash dhe nuk i kanë të depozituar. i pyetur nga një qytetar në rubrukën e pyetje përjgigjeve në faqen e facebook, Rama, i përgjigjet nga oborri i shtëpisë së tij në Surrel, , ku ndërsa fliste dëgjoheshin edhe zërat e pulave dhe gjelit aty pranë

“Amnistia fiskale është një proces i nisur, jemi në duke u konsultuar me ekspertiz ndërkombëtare dhe jam i bindur që njerëzve si ti dhe mijëra që kanë kursimet nga emigracioni, duhet tu japim mundësinë e amnistisë fiskale. Durim, po punët e mira duan kohën tyre. Ki besim se më shpejt se vonë këtë instrument do ta kesh ti dhe shqiptarëtt që shkojnë përpara përmes punës”, tha Rama.

Ndërkaq, mjekja  Lediana Mulla, pyeti kryeministrin se a do të lejohet mundësia që një mjek të marrë edhe një specializim të dytë. “Ne jemi grup i madh që duam specializime të dyta”, theksoi ajo.

Rama i është përgjigjur se “Senati i Universitetit ka marrë një vendim për tu fokusuar tek specializimet sipas nevojave të sistemit shëndetësor pas mbylljes 14 vjeçare nga qeveria e vjetër.

Vendimi do të rishikohet kur senati ta shohë të arsyeshme, kjo do të ndodhë kur të dhënat e nevojave dhe të mundësive të mjekëve speicalizantë të japin mundëisnë për ta rihapur”.

Ndërkaq, Sindi Mullaj një emigrante, ka pyetur kreun e qeverisë se a do të ketë meritokraci për të rinjtë që të punësohen lirisht në bazë të aftësive e meritave.

Rama ju përgjigj: “në fakt kjo që pyet po ndodh. Administrata është sistem i certefikuar nga BE si sistem konkurimi e meritokracie.

Ka një strukturë digjitale sipas vendeve të punës. Ka ende shumë për të bërë për ta vendosur meriten në themelet por hapat e bërë, kjo jo vetëm për administratën por edhe mësuesit, mjeket e infermierët”.

Një menaxher i ri në një lokal, pyeti kryeministrin: A do mbështesë edhe në të ardhmen qeveria biznesin e vogël?

Rama u përgjigj: “Taksa zero, tvsh zero, pagën e luftës e dhamë kur ishit të mbyllur, nuk e di çmund të bëjë qeveria. Ne kemi në dorë të respektojmë rregullat e vendosim maskat që të mos detyrohemi të mbyllemi përsëri.  Do të zerojmë të gjitha kontrollet dhe detyrimet”.

Një dentist italian, Alfredo Raguzzini, ka falënderuar Ramën për heqjen e taksës së biznesit të vogël edhe për këtë kategori biznesi.

Kryeministri duke folur italisht tha se “Shpresoj që nga ky vendim të përfitojnë të gjithë italianët që punojnë në Shqipëri”. /GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore