Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Luajti shumë filma me të birin, ndërron jetë aktorja e famshme

Luajti shumë filma me të birin, ndërron jetë aktorja e

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, Eileen Ryan. Ajo ndodhej në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni. Aktorja legjendare do të mbushte 95 vjeçe në këtë muaj.

Ryan ishte nëna e aktorëve Sean Penn dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40-vjeçare, si dhe muzikantit Michael Penn.

Luajti shumë filma me të birin, ndërron jetë aktorja e

Mediat e huaja shkruajnë se për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në Nju Jork në vitin 1957 në provat e shfaqjes “The Iceman Cometh”.

Aktorja shpesh merrte pjesë në ngjarjet e tapetit të kuq me djalin e saj Sean. Paraqitja e parë televizive e saj ishte në serialin Goodyear Television Playhouse në 1955.

Luajti shumë filma me të birin, ndërron jetë aktorja e

Para kësaj ajo u shfaq në Broadway, duke bërë debutimin e saj në vitin 1953 në “Sing Till Tomorrow “në moshën 25-vjeçare dhe më vonë duke aktruar në “Comes a Day” në 1958. Eileen shfaqej vazhdimisht në shfaqje televizive që drejtoheshin nga burri i saj si Bonanza, Cannon dhe Little House on the Prairie.

Luajti shumë filma me të birin, ndërron jetë aktorja e

Ajo dhe djali i tyre Sean ndanë gjithashtu një jetë profesionale, duke punuar së bashku në “The Indian Runner”, “All the King’s Men”, dhe “I Am Sam” dhe shumë të tjera. Por përpara se të ndante ekranin me djalin e saj, ajo ndërpreu karrierën për t’ju përkushtuar fëmijëve për disa vite.

Luajti shumë filma me të birin, ndërron jetë aktorja e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore