Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Fitoi betejën me Covid-19, shkrimtari i njohur: U ktheva, dola nga tuneli i errët i sëmundjes

Fitoi betejën me Covid-19, shkrimtari i njohur: U ktheva, dola nga tuneli i

Prej disa muajsh pandemia e koronavirusit është kthyer në një sfidë në të gjithë botën. Sfidën e tij me këtë virus ka vendosur që ta rrëfejë edhe shkrimtari dhe botuesi i njohur, Mark Simoni.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Simoni ka treguar se pas 40-ditësh i shtruar në spital, më në fund ka fituar betejën për jetë a vdekje me Covid-19.

Shkrimtari ka zbuluar se ajo që i jepte kurojo në gjithë këtë sfidë të vështirë, kanë qenë mesazhet e miqve që i jepnin dritë në atë errësirë që ndodhej.

Postimi i plotë i Mark Simonit në “Facebook”:

PA ETIKË? ….

U ktheva. Një kthim i vështirë, duke dalë nga tuneli i errët i sëmundjes, vetëm një çast larg, ku unë isha fare pranë të bërit banor i një realiteti tjetër. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime.

Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, korridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES.

Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë.

Ndaj dhe ne si Shtëpi Botuese MUZGU, në alarm dhe respekt të mbrojtjes nga kjo flamë, kemi dhuruar rreth 200 maska të personalizuara, si një gjest për t’i rënë këmbanave të rrezikut.

Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore