Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Ka bërë përshtypje në publik “nxitimi” i figurave të larta të opozitës për të uruar apo përshëndetur fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, kur për mbi 5 vjet kjo opozitë ka udhëhequr një fushatë, jo thjesht pro Presidentit Donald Trump, por ka ushqyer edhe iluzionet e mbështetësve të saj se Trump do të jetë njeriu që do të rrëzojë Edi Ramën nga Pushteti.

Më interesante është se figura të larta të opozitës, si Lulzim Basha, Bujar Nishani, Sali Berisha e Fatmir Mediu, kanë lëshuar deklarata  pro Biden, kur nga ana tjetër kanë qenë nga njerëzit që janë investuar edhe me para për të qenë prezent në instalimin e Donald Trump, për të siguruar një foto me të, apo edhe për të qenë pjesë e takimeve me zyrtarë të administratës së tij, apo për qasje në mediat pro Trump.

Që të vijmë në krye të herës. Gjithçka nisi në vitin 2016. Edi Rama, ndërkohë që ishte në SHBA si i ftuar zyrtar në Shtëpinë e Bardhë ku takoi zyrtarisht Zv.Presidentin, Joe Biden, dhe në takim më pas hyri dhe mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në një intervistë në CNN, ku dha një qëndrim pro kandidates demokrate Hillary Clinton dhe kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Me fitoren e Trump në zgjedhjet e 2016-s, PD dhe LSI kaloi në ekstazë, nisën të sulmonin aq fuqishëm Edi Ramën, George Soros e demokratët e SHBA, sa edhe të shkretët Clinton i futnin në një çanak akuzash si ministrat e Ramës, kur Presidenti Clinton ishte njeriu që kishte bombarduar Serbinë.

Histeria trumpiste e opozitës vijoi sidomos pas vitit 2017, kur Trump u instalua në Shtëpinë e Bardhë dhe PD e LSI kishin “djegur” Kuvendin në seancën e zgjedhjes së Arta Markut si Kryeprokurore që zëvendësoi Adriatik Llallën e cilësuar si “person non grata” nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së.

Opozita e futur në çadrën e shkurtit 2017 deri në qershor, trumpizmin e pati si një refren të saj, PD u kthye nga një parti e PPE në një forcë populiste e ngjashme e forcat e ekstremit të djathtë në Europë. Madje Lulzim Basha, edhe në takimet e PPE ulej ngjitur me Nikolla Gruevskin e Maqedonisë dhe me Viktor Orban e Hungarisë, pasi u kritikua fort nga establishmenti evropian i PPE-së.

Vala Trump nisi u forcua si ideologji në radhët e opozitës, djali i Fahri Balliut, Klevisi, që atëherë nuk njihej në publik nisi të prezantohej si njohës i doktrinës Trump dhe aktivist i saj në SHBA.

Po ashtu edhe nga LSI, nga Petrit Vasili deri tek këshilltarët e Metës u kthyen në Trumpistë të fuqishëm. Këtë nuk e fshehu edhe vetë Ilir Meta, i cili në nëntorin e 2016-s, atëherë kryetar Kuvendi u përplas fort me Donald Lu, në takimin për zgjedhjet që zhvilloi ambasada amerikane.

Madje media e djalit të Berishës, në dhjetorin e vitit 2016 publikoi lajme të rreme që ambasadori Lu është shkarkuar nga detyra, duke përfituar nga një udhëtim i tij në Uashington. DASH pas këtij fake news-it i zgjati qëndrimin në Shqipëri ambasadorit, i cili ishte caktuar në Kirgistan si titullar i ambasadës së SHBA.

Përveç këtyre manovrave, trumpizmi ka qenë ideologjia e opozitës, “sovranizmi” sulmi ndaj “porosit”, gjuha e shthurur etj, etj, ishte pjesë e mënyrë së të bërit politikë, ku “Presidentin Trump” e kishin refren të referencave politike.

Madje Lulzim Bashës ju hap edhe një çështje hetimore, nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, pasi ai në vitin 2017 pagoi një kompani lotimi në SHBA për të dalë në foto me Presidentin Trump, gjë që e bëri, për të dhënë një intervistë në median trumpiste Breitbart, gjë që e bëri, dhe takime me zyrtarë të tjerë, gjë që nuk ndodhi. Departamenti Amerikan i Drejtësisë arriti në përfundimin se paratë e paguar nga PD kishin kaluar nëpërmjet një skeme off shore, kompani guackë, ku lidheshin me kompani të dyshimta ruse. Madje një hetim për këtë çështje nisi edhe në Shqipëri nga Prokuroria e Tiranës, por që më pas u mbyll në gjykatë.

Kjo lëvizje e beftë  ka sjellë çudi në disa qarqe madje edhe ata pranë PD-së. Damir Fazlliç, personi që drejtoi grupin e këshilltarëve të jashtëm për të sjellë PD-në në pushtet në 2005 e ka cilësuar këtë logjikë si budallaqe dhe Bashën e cilëson si “Forest Gump”.

Megjithatë, edhe në këtë pikë ka lëvizje surprizë, pasi në kuadrin e lëvizjes së Trump për të mos njohur zgjedhjet dhe për t’i kontestuar në gjykatë në një pjesë të mirë të militantëve të opozitës ka një shpresë se Trump do e kthejë situatën në favor të tij. Sidomos nga pjesët e fanatikëve të së djathtës që Biden e cilësojnë akoma si një komunist.

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

Si u kthye opozita nga tifozë të Trump, në adhurues të Biden

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore