Nuk është fare rastësi që trazira që tronditi institucionet më të larta të Kosovës ka ndodhur pikërisht në kulmin e vakumit institucional në SHBA kur po numëroheshin votat për Presidentin e ri.


Kjo pasi aktakuza ndaj Hashim Thaçit është vendosur që më 24 nëntor nga ana e Gjykatës Paraprake të Dhomave të Specializuara, por nuk u bë publike, pikërisht pasi do të krijonte një tallaz të madh tek shqiptarët.


Të cilët, sidomos ata të SHBA-së kanë qenë një aset i rëndësishëm elektoral për Trump në Michigan kryesisht por edhe të mos destabilizojë ekuilibrin e krijuar pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.


Nga ana tjetër, ka një përplasje të fortë që Thaçi ka nisur prej kohësh me autoritetet europiane prej kohësh, duke ja deleguar zgjidhjen e çështjes së Kosovës Uashingtonit, e në veçanti njeriut më të afërt të Trump, Richard Grenell. Duket se nuk është rastësi që aktakuza u konfirmuar pikërisht kur edhe Trump po rikuperon pikë në Arizona, çka shton mundësinë e rikonfirmimit të tij si President.


Ndërkaq, pasojat politike në Kosovë priten të jenë shokuese. Është goditur plotësisht PDK, pasi Thaçi e Veseli janë në Hagë, është goditur Vetëvendosja ku është burgosur kreu i grupit parlamentar të saj, Rexhep Selimi, por është tronditur edhe Nisma Social Demokrate me arrestimin e Jakup Krasniqit.


Qeveria aktuale e Avdullah Hotit është pa mazhorancë dhe ka gjasa që dy janë rrugët që do të ndiqet ose një mazhorancë e madhe LDK-PDK, ose një rrëzim të qeverisë dhe dërgim të vendit në zgjedhjet te reja nëse dështon edhe marrëveshja për zgjedhjen e Presidentit të ri.


©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.